Rritje e numrit të gazetarëve të arrestuar dhe të vrarë në mbarë botën
Numër rekord gazetarësh gjatë vitit 2012 janë arrestuar në mbarë botën, që tregon se situata kur bëhet fjalë për lirinë e mediave është gjithnjë e më e keqe, kumtoi sot Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve.
Ky grup, me seli në Nju-Jork, në raportin e tij vjetor të titulluar "Sulmi mbi shtypin", kumtoi se vitin e kaluar janë arrestuar 232 gazetarë, "zakonisht me akuzën për terrorizëm, por edhe aktivitete të tjera antishtetërore".
Në raport theksohet se ky është numri më i madh i gazetarëve të arrestuar që nga raporti i parë i Komitetit, të publikuar në vitin 1990, transmetuan mediat amerikane.
Në kryerje të detyrës, gjithashtu, vitin e kaluar janë vrarë edhe 70 gazetarë, që është për 43 për qind më shumë se në vitin 2011.
"Lufta për kontrollin e informacioneve është sulm i përgjegjësisë civile që nuk mund të tolerohet. Qeveritë duhet t'i gjykojnë fajtorët dhe t'i ndalojnë ata që përpiqen t'i pamundësojnë opinionit të kenë pasqyrë për njoftimin kritik dhe objektiv", njofton drejtori i Komitetit, Robert Mahoni.
Raporti e përfshin edhe "Listën e rrezikshme" me 10 vende, të cilat në vitin 2012 kanë qenë më të rrezikshmet për gazetarët. Sipas saj, rritje të numrit të gazetarëve të vrarë është vërejtur në Pakistan, Somali dhe Brazil, më së shumti u kanosen gazetarëve në Ekuador, Turqi dhe Rusi, ndërsa më shumë janë arrestuar në Etiopi, Turqi, Vietnam, Iran dhe Siri.
Vendi më vdekjeprurës për gazetarët në vitin 2012, megjithatë, ishte Siria, ku janë vrarë 28 gazetarë, shtohet në raportin e Komitetit.
Në të majtë apo në të djathtë?
Pse janë kosovarët pro Berishës
François Hollande , normali i këtyre kohëve anormale
Disa pyetje për Ju, z. Edward Joseph
Gjakova ime, si nëpërmjet lotëve!
Toleranca kritike
Krimet e luftës dhe EULEX-i
- Joseph, VV'së: Merreni shembull Ali Ahmetin që hoqi dorë nga ideja e "Shqipërisë së Madhe"
- Erdogan: Shqiptarë jemi një, ju qëndrojmë në dispozicion në çdo kuptim
- Plagosje me armë në Shkup
- Terri informativ në Maqedoni i financuar edhe nga donacionet e huaja?!
- Ahmeti takohet me Zhernovskin, rivalin e partnerit të tij – Gruevskit
- Shkupjani i zhdukur gjendet i mbytur
- Nuk do të ketë “Shqipëri të Madhe”, por do të ketë Shqipëri Natyrale
- Ajo shtatzënë me një tjetër, ai e rreh për të abortuar
- Kryeministri japonez tenton t'ia kap prapanicën Merkelit, ndalohet nga Putini
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Rrahje masive në Gostivar
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)
- Prapanica e Tunës(FOTO)
- Telefonon policinë sepse nuk i pëlqeu prostituta
-
Intervista/ Manajlovski: Si na kthyen në maqedonas, na thoshin kaurr


Share



















