Kuajt suedezë përfundojnë në thertoret e Europës

Fillimi | Lajme | Bota | Kuajt suedezë përfundojnë në thertoret e Europës | Add to Facebook Share
image

A po përfundojnë kuajt suedezë në fabrikat për produkte ushqimore në Evropë. Këtë çështje e kanë ngritur mediat në Suedi, duke u bazuar në një studim që tregon se çdo vit në këtë vend "zhduken" rreth 9 mijë kuaj.

Gazeta “Svenska Dagbladet” ka alarmuar pas skandalit të zbuluar me mish kali në produktet e mishit në vendet anëtare të BE-së.

Sipas një raporti të publikuar nga Shoqata e fermerëve në Suedi (LRF), numri i kuajve në Suedi për çdo vit pakësohet për rreth 9 mijë sish, shumica e të cilëve përfundojnë në thertoret jashtë vendit.

Prej 360 mijë kuajve në Suedi, të cilët mesatarisht jetojnë 15 vjet, statistikat tregojnë se rreth 20 mijë kuaj duhet të ngordhin çdo vit, shkruan “Svenska Dagbladet” (SVD).

“Autoritetet u kanë rënë në gjurmë vetëm 14 mijë kuajve, por në statistikat e tyre kanë munguar 4 deri 9 mijë kuaj çdo vit”.

Besohet se më shumë se 100 mijë kuaj janë zhdukur që nga viti 2000 në Suedi.

Mediat raportojnë se mishi nga një numër i madh i kuajve amerikanë përfundon nëpër thertoret në Kanada dhe Meksikë. Vitet e fundit është përdorur edhe në fabrikat e prodhimit të ushqimit në Evropë. Kjo ka mundur t’i ndodhë edhe Suedisë.

Autoritetet në pjesën jugore të Suedisë, në Skone, kanë kërkuar më shumë fonde për të forcuar kontrollin e transportit të kafshëve që eksportohen nga Suedia.

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS