Deputetët gjeorgjianë rrihen para kamerave! (VIDEO)

Fillimi | Lajme | Bota | Deputetët gjeorgjianë rrihen para kamerave! (VIDEO) | Add to Facebook Share
image

 Dy deputetë gjeorgjianë shkëmbyen fyerje dhe u rrahën gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv, në studio të një kanali të pavarur gjeorgjian, Maestro. Koba Davitashvili nga partia Endërr për Gjeorgjinë e quajti Sergo Ratianin nga partia Lëvizja e Bashkuar Kombëtare "gjarpër" gjatë regjistrimit të programit politik "Argumenti". "Unë do të ta shtyp kokën, gjarpër", - tha Davitashvili gjatë emisionit, duke lënë të shokuar moderatoren e emisionit, që tentoi më kot të qetësonte situatën, duke bërë thirrje për një retorikë të vetëpërmbajtur.

Situata u përshkallëzua më tej, pasi Davitashvili  e cilësoi rivalin mashtrues dhe vrasës. Ratiani u çua i zemëruar nga tavolina, theu një gotë ujë pas tavolinës e u sul për t'u konfrontuar fizikisht me rivalin e tij, duke e qëlluar me grusht në fytyrë. Agjentë të sigurisë nxituan në vendngjarje për të ndarë dylyftimin e deputetëve. 

Incidenti thekson tensionet ndërmjet lëvizjes Kombëtare të presidentit Mikheil Saakashvili e Ëndrra e Gjeorgjisë të miliarderit Bidzina Ivanishvili që fitoi zgjedhjet parlamentare vitin e kaluar.

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS