Në Francë në vitin 2012 janë pezulluar 66.800 vende pune

Fillimi | Lajme | Bota | Në Francë në vitin 2012 janë pezulluar 66.800 vende pune | Add to Facebook Share
image

Kriza ekonomike në Francë rezultoi me pezullimin e 66.800 vende pune gjatë vitit 2012, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

Vetëm gjatë kuartalit të fundit të kaluar numri i vendeve të punës, me përjashtim të sektorit agrar, është zvogëluar për 28.100, ndërsa në tremujorin e tretë janë pezulluar 41.700 vende pune.

Në tremujorin e katërt është regjistruar ulje e numrit të vendeve të punës për 2,7 për qind, ndërsa në tremujorin paraprak për madje 5,7 për qind.

Sipas të dhënave statistikore, pagat mujore për periudhën tetor-dhjetor të vitit 2012 janë rritur për 0,2 për qind, me çka për gjithë vitin e kaluar të ardhurat e të punësuarve janë rritur për 2,0 për qind. Në të njejtën kohë, në vitin 2012 shkalla e inflacionit ishte 1,3 për qind.

 

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS