Itali, burgoset ish-drejtori i spiunazhit
Ish-shefi i Agjencisë Italiane të Inteligjencës, Nicolo Pollari, u dënua me dhjetë vjet heqje lirie për shkeljet e kryera në vitin 2003.
Gjykata e Milanos dënoi gjithashtu me nëntë vjet burgim zëvendësin e tij, Marco Mancini, pasi u provua pjesëmarrja e tyre në urdhërimin e një pengmarrje të ndodhur në 2003-shin.
Gjykatat italiane kanë dënuar më parë në mungesë edhe 22 agjentë të CIA-s, për të njëjtën çështje. SISMI bashkëpunoi atëherë me Shërbimet Sekrete Amerikane në pengmarrjen e një kleriku islamik, i cili nga Italia u shoqërua në
Egjipt, ku u torturua gjatë marrjes në pyetje, transmeton TCH. Pollari dhe Mancini thanë se do të apelojnë ndaj vendimit të shkallës së parë.
Sipas avokatit mbrojtës, Nicola Madia, ai nuk ishte në gjendje të ofronte të gjitha provat për pafajësinë e tyre, pasi disa prej provave përbëjnë sekret shtetëror dhe ndalohen të publikohen nga Roma zyrtare.
Gjyqet e kësaj çështje, të nisura në 2007, ishin të parat në histori që shënjestruan dhe dënuan praktikën e pengmarrjes së personave të dyshuar nga ana e CIA-s e dërgimin e tyre në vende ku torturat nuk konsiderohen të paligjshme ose aplikohen gjerësisht pavarësisht se ndalohen me ligj.
Kjo praktikë e Washingtonit, e lejuar nëpërmjet një ligji të posaçëm të George W. Bush pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, është dënuar gjerësisht nga grupet e të drejtave të njeriut si një shkelje e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe rezolutave për të drejtat e njeriut, të firmosura nga vetë SHBA si pjesë e kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Provokimi sllav do përgjigje!
Si të kanë katandisur o Gjergj?
Liria e mendjes
E ardhmja e familjes kosovare
Kush kërkon ta vrasë Ramën?
Barrierist n’shehër
Edhe unë jam Kosovë, edhe unë dua komunë
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
- Theret 21 vjeçari me thikë në Shkup, jozyrtarisht incidenti ka prapavijë etnike
- Skandal: “Komitët” fyejnë shqiptarët në miqësoren Vardar-Schalke
- 5 futbollista do vishen kuqezi, marrin nënshtetësinë shqiptare!
-
Elhaida duke interpretuar ilahi
- Shkupi, udhëkryqi që gozhdon shqiptarët
- Ministrit Hoxhaj i "del gjumi", irritohet nga shpërfillja e Maqedonisë
- Sherr në toalet, Rikja godet Ilirin
-
Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re
- Laura Vorpsi zëdhënësja e PD-së e Sali Berishës, pëlqen armët dhe mesazhet për seksin
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
-
Diellza Kolgeci në skena erotike (VIDEO + 18)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
-
Zina Kondi për tetovarët: Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur...(VIDEO)
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
- Vrasje në Saraj të Shkupit, humb jetën Shefket Latifi
- Skandal: Fituesja e Eurovisionit super ylli i videos porno?!
- Djali i një politikani të njohur në Maqedoni kapet me drogë dhe armë!

Share



















