Hamnei: Izraeli është “tumor kanceroz” i islamizmit
Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, i ka përsëritur kritikat ndaj Izraelit, që janë dënuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Bashkimi Evropian.
Në fjalimin e tij me rastin e festës së Bajramit, zoti Hamnei tha sot se Izraeli është “tumor kanceroz” dhe se paraqet problemin më të madh me të cilin ballafaqohen vendet myslimane.
Fjala “tumor” është shprehje të cilën Hamnei dhe presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, e përdorin për ta portretizuar Izraelin si një shtet jolegjitim.
Të mërkurën, Hamnei e cilësoi Izraelin si “krijesë false Sioniste”, e cila një ditë nuk do të ekzistoj.
Ahmadinexhadi, të premten, tha se “regjimi Sionist dhe sionistët janë tumor kanceroz”.
Ban Ki-mun, i cili është ftuar nga Irani që të marrë pjesë në një samit në Teheran, në fund të muajit gusht, tha se ishte “i tmerruar” nga “deklaratat ofenduese dhe nxitëse”.
Nuk duhet të harrojmë se shumë nga problemet që ka bota islame sot rrjedhin pikërisht nga ekzistenca e regjimit sionist kukull’ deklaroi Kamenei. Kjo nuk është hera e parë e një cilësimi të Izraelit si kancer, madje për këtë ai është dënuar edhe nga liderë të ndryshëm botëror. Edhe presidenti Ahmedinexhad, tha para disa ditësh se ekzistenca e Izraelit ishte fyerje për njerëzimin. Tensionet janë theksuar mes dy shteteve, dhe ditët e fundit, qeveria izraelite po stërvit popullatën në raste sulmesh të ndërsjella.
Provokimi sllav do përgjigje!
Si të kanë katandisur o Gjergj?
Liria e mendjes
E ardhmja e familjes kosovare
Kush kërkon ta vrasë Ramën?
Barrierist n’shehër
Edhe unë jam Kosovë, edhe unë dua komunë
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
- Kim Mehmeti: Ahmeti të tregojë se sa të rinj shkupjanë janë rrahur?
- "Mos pranoni shqiptarë në ushtri"
- Theret 21 vjeçari me thikë në Shkup, jozyrtarisht incidenti ka prapavijë etnike
- Vetëvaret 37-vjecari, telefonata me gruan: S`laj dot borxhet
- Vandalizëm ndaj xhamisë së re në Rijekë, e cila konsiderohet si më e mira në Evropë
- Të rinjtë e Shkupit druajnë t’i bëjnë publike rrahjet nga huliganët maqedonas?!
- Ruleta seksuale, loja e tmerrshme e të rinjve kolumbianë
-
"lajTme" edicioni 15: Cila bimë unike është mbjell në Tetovë, dhe si u bë "lajTme" medium i fuqishëm?
- Skandal: “Komitët” fyejnë shqiptarët në miqësoren Vardar-Schalke
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
-
Diellza Kolgeci në skena erotike (VIDEO + 18)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
-
Zina Kondi për tetovarët: Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur...(VIDEO)
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
- Vrasje në Saraj të Shkupit, humb jetën Shefket Latifi
- Skandal: Fituesja e Eurovisionit super ylli i videos porno?!

Share



















