Ban Ki-moon kritikon bashkësinë ndërkombëtare
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së , Ban Ki-moon, ka bërë vërejtje për mungesë uniteti brenda bashkësisë ndërkombëtare lidhur me Kosovën.
Kështu thuhet në raportin e tij të përgatitur për mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit kushtuar Kosovës që do të mbahet me 21 gusht, njoftojnë mediat e Beogradit. Sekretari Ban Ki-moon ka adresuar kritika serioze ndaj bashkësisë ndërkombëtare lidhur me raportet e Kosovës dhe Serbisë, thuhet në raport. Vërejtja më serioze bëhet, siç thuhet aty, për shkak të mungesë së një konsensusi të gjerë brenda bashkësisë ndërkombëtare dhe ky fakt sipas raportit, vështirëson shumë arritjen e kompromiseve të domosdoshme mes palëve në procesin e zgjidhjes së problemeve midis Kosovës dhe Serbisë, citohet Ban Ki-moon.
Sipas mediave serbe të Beogradit të cilat thonë se kanë pasur qasje në raportin e Ban Ki-moon, ky i fundit bën vërejtje edhe për politikat për kthimin e minoriteteve në Kosovë. Në raport, sipas tyre, citohen të dhënat e Komisariatit të lartë për refugjatë sipas të cilave në tre muajt e fundit në Kosovë janë kthyer vetëm 131 persona, mes tyre 45 serbë, pesë romë, 36 ashkalinj dhe egjiptian, 27 goranë, 12 boshnjakë dhe dy shqiptarë, që është përgjysmë më pak se vitin e kaluar.
Si arsye përmenden incidentet që kanë ndodhur në Kosovë, si ai në Talinoc të Ferizajt, ku janë vrarë dy serbë si dhe kërcënimet që kanë marrë banorë serbë të kthyer në disa fshatra të komunës së Klinës. Po sipas informacioneve të mediave serbe, me 21 gusht në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit pritet që Rusia të akuzojë Kosovën se është përzier në çështjet të brendshme të Libisë dhe Sirisë, siç thuhet aty, për gjoja trajnimin e rebelëve opozitarë nga këto dy vende.
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
Driloni
“Kanë ardhur ata”, …analfabetët
Europa nuk është dhuratë...
- Hashim Thaçi – Fatmir Limajt: Mund të jesh kryeministër!
- Djali i një politikani të njohur në Maqedoni kapet me drogë dhe armë!
- Gruaja diskuton me burrin, dashnori ikën nga dritarja
- Në Hasanbeg të Shkupit themelohet K.K. “Kushtrimi”
-
Skandal, fëmijët në një jetimore ruse rrihen si kafshë (VIDEO)
-
Bleona ''shoqëruese" e BabaStars(VIDEO)
- Zgjerohet rrjeti diplomatik i VMRO-së, tkurret ai i BDI-së
- Intervista online: Hashim Thaçi u përgjigjet miqve në FB
- Viktima e Facebook, joshet nga një vajzë, por i dalin dy djem dhe e grabisin
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
-
Shkendija i zbulon të gjitha! (VIDEO +18)
-
Kim Mehmeti në "Fokus": Politikanët tanë i kemi lazdruar(VIDEO)
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
-
Imami i flet anglisht ministrit shqiptar. Xhaferri: Edhe unë di anglisht!(VIDEO)
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Monstra, vetura Opel Omega i takon policisë Alfa

Share



















