Nikoliq: Nuk do të jem kurrë më kryetar i Prishtinës

Fillimi | Lajme | Ballkan | Nikoliq: Nuk do të jem kurrë më kryetar i Prishtinës | Add to Facebook Share
image

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka deklaruar se kurrë më nuk do të jetë kryetar në Prishtinë dhe se duhet të shikohet deri në ç’kufi Serbia mund të mbetet në Kosovë.

"Mendoj se kurrë më nuk do të jem kryetar në Prishtinë, as kryetar i pushtetit të përkohshëm në Prishtinë dhe as kryetar në Mitrovicë", u ka thënë ai gazetarëve në Zrenjanin 

Sipas fjalëve të tij është e nevojshme të arrihet konsensusi për atë “çfarë është Kosova” dhe si të sillet shteti ndaj Kosovës. 

Ai po ashtu ka theksuar se duhet harmonizim deri në ç’masë institucionet e përkohshme mund të ushtrojnë pushtetin në Kosovë dhe cilët janë kufijtë te të cilët Serbia si shtet mund të qëndrojë dhe si do të reagohet ndaj disa incidenteve të pakëndshme me të cilat autoriteti i Prishtinës dëshiron të dëshmojë se e ushtron pushtetin në gjithë territorin e Kosovës 

Nikoliq ka shtuar se duhet parë se në ç’formë ndaj institucioneve të Kosovës do të jenë  Kisha Ortodokse serbe, enklavat ku serbët janë shumicë, katër komunat në veri dhe çfarë Serbia përfaqëson në tubimet ndërkombëtare, me cila kushte merr pjesë ose jo në to.  

I pyetur nëse ka kushte të reja lidhur me Kosovën Nikoliq ka thënë se nuk duhet pritur kushte të reja pasi që ajër gjithmonë ekziston kushti i vendosjes së marrëdhënieve të mira të Serbisë me shtetin fqinj Kosovë, transmeton B92. 

"Tutje kësaj nuk kanë çfarë të vizatojnë e të flasin“, duke shtuar se dëshira e atyre e që e kanë njohur Kosovën është që kjo pavarësi të jetë e plotë, ndërsa :dëshira jonë është që mos ta njohim këtë pavarësi, të cilën populli e ka zgjedhur që ajo të mos realizohet kurrë”

Për të gjitha këto ai ka kërkuar konsensus.

Nikoliq e ka parë problem edhe vizitën e sekretarit të Përgjithshëm të OKB -së në Kosovë të paralajmëruar me 24 korrik. Ai ka kërkuar të sqarohet nëse Ban në Kosovë do të shkojë për vizitë në një shtet të pavarur apo si, pasi, ka thënë Nikoliq, Kosova nuk është anëtare e OKB-së. 

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS