Vuk Jeremic i kushton Serbisë 9 milionë euro në vit, dhjetë herë më shumë se paraardhësi i tij!
Vuk Jeremic është dhjetë herë më i shtrenjtë se diplomatët zviceran. Me këta tituj sot i janë referuar mediat serbe shpenzimeve të cilat i bën Vuk Jeremic nga buxheti i shtetit serb.
Ata si shembull krahasimor, sa i përket çështjes së shpenzimeve, e kanë marrë diplomatin zviceran, paraardhësin e Jeremicit, Jozef Dajs, i cili ishte kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në vitin 2010. Ky diplomat zviceran gjatë shërbimit të tij në Nju Jork, së bashku me bashkëpunëtorët ka shpenzuar 900,000 euro.
Në faqen zyrtare të Parlamentit zviceran, janë të detajuara shpenzimet e Jozef Dajs, ish kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB – së. Rreth 240.000 franga janë shpenzuar për strehimin dhe të udhëtimin e pesë bashkëpunëtorëve të tij. Qiraja për Daj ka kushtuar 270,000 franga, ndërsa shpenzimet e tjera gjatë një viti kanë arritur kosto 170 000 franga.

Sipas medieve serbe, për të njëjtën pozitë presidenca e Serbisë kishte deklaruar se do të shpenzohen shtatë milionë euro. Më pas kishte pasuar propozimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme që ishte miratuar duke parashikuar që të shpenzoheshin rreth tre milionë euro në periudhë katër mujore. Dhe sipas një përllogaritjeje del se për 12 muaj Jeremic mund të kushtojë më shumë se nëntë milionë euro.
Zëvendës presidenti i DS – së, Dragan Gjilas, është deklaruar se qeveria e Serbisë duhet ta tërheqë vendimin, sipas të cilit Jeremicit i paguhen edhe 28. 000 dollarë në muaj, pos shpenzimeve të tjera që i mbulohen nga qeveria. Lidhur me këto kritika Jeremiç raportohet të jetë përgjigjur se kryesimi i OKB – së ka një çmim, transmeton Almakos.
Ndërkohë, Borisllav Stefanoviq, kreu i ekipit negociator midis Prishtinës dhe Beogradit njëherit edhe sekretar i Kryesisë së Partisë Demokratike, ka deklaruar se ka qenë i panevojshëm krijimi i një zyre bashkëpunuese me Kombet e Bashkuara në Beograd, gjatë presidencës së Vuk Jeremiç.
“Unë nuk e di se cilat mund të kenë qenë motivet për të vepruar kështu kur buxheti është i zbrazët, dhe Serbia ka masa të ashpra shtrënguese. Nuk i kuptojë se cili është qëllimi i këtyre projekteve megalomane shumëmilionshe me emra të Hollivudit”, ka deklaruar Stefanoviq.
Në të majtë apo në të djathtë?
Pse janë kosovarët pro Berishës
François Hollande , normali i këtyre kohëve anormale
Disa pyetje për Ju, z. Edward Joseph
Gjakova ime, si nëpërmjet lotëve!
Toleranca kritike
Krimet e luftës dhe EULEX-i
- Noizy i thotë Tunës "k***"
- Loja me fotografitë e ushtarëve të UÇK-së!
- Gazeta zvicerane tallet: Në Shqipëri s’blejnë frigoriferë nga frika se shkon Berisha dhe ua inauguron
- Joseph, VV'së: Merreni shembull Ali Ahmetin që hoqi dorë nga ideja e "Shqipërisë së Madhe"
-
Futbollistët francezë para gjykatës, seks me prostitutën minorene (VIDEO)
- Aksion i madh policor në Turqi
- Thaçi: S'ka ‘Shqipëri të madhe’
- Terri informativë në Maqedoni i financuar edhe nga donacionet e huaja?!
- Rama me helikopter nga Shkodra në Vlorë, Berisha premierë në “Top Story”
- "Pollat Alemdar" pas takimit me Erdogan: Na morën mësysh
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Demolohet zyra e Idrizit, iniciuesi kundër ndërtimeve në Çair (FOTO)
- Rrahje masive në Gostivar
- Krenohet që tradhton gruan, poshtërohet publikisht
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)


Share



















