Kandidati për ministër të mbrojtjes në Serbi, njeri i çmendur?!

Fillimi | Lajme | Ballkan | Kandidati për ministër të mbrojtjes në Serbi, njeri i çmendur?! | Add to Facebook Share
image

Se marrëzia njerëzore nuk njeh kufij, edhe një herë me veprimet e tij e ka vërtetuar këtë tezë një nga politikanët serb, zyrtari i Partisë Progresive Serbe dhe pretenduesi për postin e ushtarak, Borislav Pelevic.

Përderisa në Beograd janë duke u zier bisedimet për themelimin e qeverisë së re, një nga kandidatët për të qenë ministër i mbrojtjes i Serbisë, Borislav Pelevic i ka ngritur vetvetes një monument dhe i ka përveshur mëngët që ta ndërtojë një kishë, raportojnë mediat serbe. Aty afër ndodhet edhe varri i tij dhe pllaka përkujtimore ku janë të gdhendura edhe disa fjalë për biografinë e tij, transmeton Almakos. 

Borislav Pelević,

“Kudo që të shkojë, sërish tek ti do të kthehem. Kush mund ta shkoq nga shpirti im Kosovën dhe Metohinë”, shkruan në mbishkrimin e tij mbi varr. 

Muret e shtëpisë së tij janë të dekoruar me fotot e Arkanit dhe Milorad Ulemek, Legija  - i dënuari për vrasjen e ish kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiç.

“Unë kurrë nuk do të heqë dorë nga Arkani, pavarësisht nga funksioni që do ta kem, imazhi i tij do të jetë gjithnjë në shtëpinë time, kabinet apo kudoqoftë tjetër”,  thotë Peleviç, një ndër kandidatët për ministër të ri të mbrojtjes së Serbisë. 

Gjithashtu, ai me mburrje ka rrëfyer se në inaugurimin e kishës të cilët është duke e ndërtuar do të merr pjesë edhe kumbara e tij, këngëtarja e estradës serbe, Ceca Razhnatoviq.

Pelevic ka qenë një nga “tigrat” e Arkanit. Ai ka qenë kryetar i Partisë Nacionaliste të Unitetit, ndërsa nga viti 2007 iu bashkuar Partisë Radikale Serbe. Tashmë i përket grupit të presidentit, Tomislav Nikoliqi./Almakos

 

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS