Serbët i shesin veshkat në internet që të mbijetojnë!

Fillimi | Lajme | Ballkan | Serbët i shesin veshkat në internet që të mbijetojnë! | Add to Facebook Share
image

Varfëria është duke i detyruar serbët të bëjnë tregti me trupat e tyre përmes shpalljeve “online”, shkruajnë mediat serbe, transmeton Almakos.

Siç raportojnë mediet, serbët e ndërmarrin këtë hap si mënyrë për të siguruar para që t’i shlyejnë borxhet ose të sigurojë trajtim për ndonjë nga anëtarët e familjes së tyre.

"Person i shëndetshëm mashkull, 61 vjeç, e jep veshkën e tij në këmbim të lejes së punës Suedeze dhe dokumenteve, por e shet edhe për 20.000 euro. Në konsideratë merren vetëm ofertat serioze! ".

" Mashkull, 37 vjeçar, me shëndet të shkëlqyer, antialkoolist, për shkak të situatës së vështirë në familje urgjentisht dhe me dëshirë e shet veshkën ",

" E shes veshkën për shkak të gjendjes së keqe financiare. Jam 21 vjeçar, antialkoolist, nuk kam histori të sëmundjeve, ose sëmundje trashëgimore, si dhe në këmbim kërkojë shumë pak. "

Këto janë vetëm disa nga shpalljet që mund të gjenden në faqet e internetit. Shumica e atyre që i bëjnë publikimet, në mesin e të dhënave, e shënojnë edhe numrin e tyre të telefonit ose adresën elektronike. Me siguri, këtë e bëjnë që t’ua lehtësojnë blerësve potencial  kontaktimin me ta. /Almakos

 

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS