Stefanoviq porosit serbët: S’ka kthim në vitet e 90-ta
Shefi i delegacionit serb në bisedimet teknike me Kosovën, Borko Stefanoviq, i ka deklaruar Radio Evropës së Lirë, se qeveria e re do të duhet, para së gjithash, të merret vesh me kryetarin Nikolliq, se a do t’i udhëheqë bisedimet me Kosovën kryetari apo Qeveria e Serbisë, dhe se a do të ngriten ato bisedime në nivelin politik.
“Ata që mendojnë se ky është proces në të cilin ne mund të fitojmë zgjidhjet, cilat i kemi pasur deri në vitin 1999, mashtrohen shumë. Për shkak se UNMIK-u i ka bartur të gjitha kompetencat tek autoritetet kosovare në kohën e qeverisë së Vojisllav Koshtunicës. Në kohën e qeverisjes së tyre, Kosova e ka shpallur pavarësinë”, ka rikujtuar Stefanoviq dhe ka shtuar:
“Do të thotë, ky është realitet dhe kjo është ajo që ne e kemi gjetur: Prishtinën, e cila i ka marrë të gjitha kompetencat në duart e saj. Të ua shpjegoj serbëve, të cilët thonë se ne kemi tradhtuar diçka: Prishtina është ajo, e cila, fatkeqësisht, ka të drejtë t’i rrëmbejë targat, të burgosë njerëzit, t’i vendosë doganat e saj, gjykatat”.
“Këtë nuk e ka vendosur shteti i Serbisë por Qeveria e Vojisllav Koshtunicës, me politikën e saj refuzuese ndaj çfarëdo bisedimesh. Më vjen keq që në Kosovë ka disa serbë që mendojnë se është e mundur që gjithçka të kthehet në vitin 1996, 1997”.
“I keni liderët në veri të Kosovës, të cilët çdo ditë i aktivizojnë alarmet, e thirrin popullin që të mblidhet, për të dëgjuar për të satën herë llomotitjet e Marko Jakshiqit, në vend se të provojnë që të bëjnë diçka. Sepse, i keni institucionet krejtësisht të shkatërruara në veri, infrastrukturën dhe shërbimet komunale të shkatërruara”.
“Absolutisht, asgjë nuk funksionon, individët po pasurohen, njëkohësisht njerëzit kanë nga tre ose katër banesa në Beograd dhe Kralevë, ndërkohë që lajmërohen për të marrë ndihmë sociale dhe marrin drunjtë dhe ndihmën me ushqim nga strukturat komunale”.
“Ja pra, kështu e keni sot veriun e Kosovës, ndërkaq që kjo është pasqyra të cilën ata zotërinj po e fshehin nga opinioni. E pastaj ata thonë se çfarëdo marrëveshje me Prishtinën është e papranueshme”.
“Natyrisht, sepse pozitat e tyre, pozitat që privilegjojnë dhe pozitat në krim, dëshirojnë t’i ruajnë me çdo kusht të mundshëm. Ata dëshirojnë ta ruajnë një sistem të këtillë të shpërbërjes së plotë, sepse atyre ju konvenon, ndërkohë që qytetarët vuajnë më së shumti”.
“Edhe ata janë përgjegjës për një situatë të tillë dhe këtë më në fund duhet thënë hapur, që njerëzit kuptojnë”. /rel/
Në të majtë apo në të djathtë?
Pse janë kosovarët pro Berishës
François Hollande , normali i këtyre kohëve anormale
Disa pyetje për Ju, z. Edward Joseph
Gjakova ime, si nëpërmjet lotëve!
Toleranca kritike
Krimet e luftës dhe EULEX-i
- Joseph, VV'së: Merreni shembull Ali Ahmetin që hoqi dorë nga ideja e "Shqipërisë së Madhe"
- Gazeta zvicerane tallet: Në Shqipëri s’blejnë frigoriferë nga frika se shkon Berisha dhe ua inauguron
- Terri informativë në Maqedoni i financuar edhe nga donacionet e huaja?!
- Nuk do të ketë “Shqipëri të Madhe”, por do të ketë Shqipëri Natyrale
- Ahmeti takohet me Zhernovskin, rivalin e partnerit të tij – Gruevskit
- Plagosje me armë në Shkup
- Rikja pas Noizyt, kapet ‘mat’ me Stresin
- Ajo shtatzënë me një tjetër, ai e rreh për të abortuar
- Shkupjani i zhdukur gjendet i mbytur
- "Pollat Alemdar" pas takimit me Erdogan: Na morën mësysh
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Demolohet zyra e Idrizit, iniciuesi kundër ndërtimeve në Çair (FOTO)
- Rrahje masive në Gostivar
- Krenohet që tradhton gruan, poshtërohet publikisht
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)


Share



















