Greqi, shpërthim në zyrat e Agimit të Artë në Kavala

Fillimi | Lajme | Ballkan | Greqi, shpërthim në zyrat e Agimit të Artë në Kavala | Add to Facebook Share
image

Një shpërthim ka ndodhur sot herët në mëngjes, në zyrat e partisë Agimi i Artë, në qytetin e Kavalës, në Greqi. 

Pak para orës 4:00 të mëngjesit, persona të panjohur kanë vendosur pajisje shpërthyese dhe lëndë ndezëse në hyrjen e ndërtesës ku ndodhen zyrat e Agimit të Artë. Nga shpërthimi dhe zjarri janë shkaktuar dëme në ndërtesë, në mure dhe xhamat e saj. 

Në të njëjtën orë, pajisje shpërthyese janë vendosur edhe në ambientet e punës së Lëvizjes Patriotike Qytetare në Kavala, ku gjithashtu ka shpërthyer zjarri, që ka shkaktuar dëme materiale. 

Zjarret janë shuar nga forcat zjarrfikëse, të cilat mbërritën menjëherë në vendngjarje. 

Policia po heton mbi dy shpërthimet, por deri tani nuk ka asnjë pistë për autorët e tyre.

Me te lexuarat sot dhe te muajit
struga
ALMAKOS
tav
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus