Mesiq: S'mund të lejohet një gjendje gjysmë lufte në Kosovë
Nuk mund të lejohet kjo gjendje, praktikisht, gjysmë-lufte në kufirin me Kosovën. Kjo i bën dëm edhe Serbisë dhe Kosovës", thotë Stipe Mesiq, ish president i Kroacisë, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë. Me zotin Mesiq bisedoi korrespondenti në Zagreb i Shërbimit për Ballkanin, Enis Zebiq.
Mesic duke folur rreth se asnjëherë nuk e ka mbajtur sekret dëshirën e Kosovës së pavarur, tha se, kur Jugosllavia humbi faktorët integral– e ata ishin Tito me karizmën e tij, Lidhja e Komunistëve si organizata e vetme politike dhe Armata Popullore e Jugosllavisë e cila dëgjonte Titon dhe partinë – është dashur që të vijë deri te një marrëveshje politike.
“E kjo do të thotë që të kërkohet një model i ri: unë kam propozuar një konfederatë për një afat të caktuar, tri deri në pesë vjet, të cilën do ta rishikonim – nëse kjo do të funksiononte atëherë mund të qëndronte konfederata si zgjidhje, kurse nëse nuk funksionon – atëherë secili vazhdonte rrugën vet, dhe pa luftëra. Në një situatë të tillë edhe Kosova mund të pavarësohej, si të gjitha elementet tjera të ish - Jugosllavisë. Por fatkeqësisht, Milosevici nuk pranoi këtë ofertë, sepse dëshironte që të krijojë ‘Serbinë e Madhe’”, tha Mesic.
Ai ka thënë se populli i Kosovës duhet të ketë mundësinë e lëvizjes së lirë, të mallit dhe kapitalit. Kosova mund të funksionojë vetëm atëherë kur ka në dispozicion resurset e saj, dhe është e barabartë me vendet e tjera të pavarura.
“Kosova ka resurse, por nëse ajo mbahet e mbyllur, dhe populli i Kosovës nuk mund të udhëtojë jashtë, atëherë Kosova është e dënuar në dështim!”, tha Mesic.
Sipas tij, Serbia, një masë të madhe, është peng i vetvetes për shkak të politikës së gabuar, por siç tha Mesic “unë kam menduar që një politikë, e cila fiton në zgjedhje atje, do të ketë fuqinë dhe të shkojë drejt zgjidhjes – jo në kuptimin e njohjes së Kosovës, por në kuptimin e funksionimit të vet Serbisë dhe funksionimit të Kosovës”.
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
Driloni
“Kanë ardhur ata”, …analfabetët
Europa nuk është dhuratë...
Zbuluesit e “plagjiaturës” dhe injoranca
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
- Menduh Thaçi i quan tradhtarë tetovarët: Do të punoj në dëm të tyre!
- Tejkalohet aksident i madh ajror mes dy aeroplaneve mbi qiellin e Maqedonisë
- Këngëtarja serbe fyen shqiptarët në 'Eurosong'
- VMRO ankohet edhe në Rusi nga Zijadin Sela
- Britani e Madhe, pakësohen të krishterët, dyfishohen myslimanët
- Pendohet dhe dëshmon “Çakalli” që vrau dhe dogji në Kosovë
- Rufi Osmani paralajmëron: Protestat do radikalizohen
- Huliganët shkatërrojn arat shqiptare në Lisiçe të Shkupit
-
Kush do mbaj përgjegjësi për vrasjen e Harun Aliut me shokë?!
- Pela pjellë përpara ambulancës së Bit Pazarit në Shkup - FOTO
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
- Debakli
- Ish i dashuri publikon fotot erotike të Adelina Tahirit!(FOTO)
- Zvicër: Vritet Selim Elshani në prani të fëmijëve
-
Shkendija i zbulon të gjitha! (VIDEO +18)
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
-
Imami i flet anglisht ministrit shqiptar. Xhaferri: Edhe unë di anglisht!(VIDEO)

Share



















