Greqinë e shkatërruan borxhet

Fillimi | Lajme | Ballkan | Greqinë e shkatërruan borxhet | Add to Facebook Share
image

Vallë Maqedonia është nis të njejtës rrugë, (me marjen e kredive).

2008 për Greqinë ishte fillim i krizës së borxheve, por ja ku e kemi pas 4 viteve.


Pothuajse një e treta e fëmijëve në Greqi jetojnë në prag të varfërisë, kumton organizata humanitare ndërkombëtare "Karitas", publikoi edicioni elektronik i gazetës greke "Proto tema".

Për shkak të masave të rrepta të imponuara kufizuese e ngjashme është situata edhe në shtetet tjera, si Irlanda, Portugalia, Spanja dhe Italia.

Në vendet nga eurozona, të cilat kërkuan ndihmë financiare ndërkombëtare, krijohet brez i njerëzve të rinj me moral të ulët dhe më pak perspektiva për gjetje të punës. Në të njëjtën kohë vazhdon të rritet numri i fëmijëve të sjellur në rrezik nga varfëria, lajmëron organizata.

Sipas "Karitas" ajo mund të sjellë "jo vetëm deri te një brez i humbur në Evropë, por deri në shumë breza të humbur".

Rritja e rrezikut të fëmijëve të varfër në pesë shtete konkrete evropiane përputhet me fillimin e krizës së borxhit në vitin 2008. Më pas çdo vit regjistrohej rritja e përqindjes.

Nga "Karitas" vlerësojnë se dukuria ka të bëjë me shpenzimet e zvogëluara për ndihmë familjare, zvogëlimi i vlerës së dëmshpërbilimit për papunësim, rritja e TVSH-së dhe e akcizës së lëndëve djegëse.

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS