Vuk Jeremiqi përjashtohet nga Partia e tij

Fillimi | Lajme | Ballkan | Vuk Jeremiqi përjashtohet nga Partia e tij | Add to Facebook Share
image

Këshilli i përgjithshëm i Partisë demokratikë të Serbisë, në mbledhjen e sotme ka sjellë vendim për përjashtimin e Vuk Jeremiqit nga partia. 

Vuk Jeremiqi është përjashtuar nga Partia demokratike për shkak të mosrespektimit të vendimit të Këshillit të përgjithshëm dhe shkeljes së Statutit- kanë bërë të ditur mediat serbe duke iu referuar shërbimit për informim të Partisë demokratike të Serbisë.

Jeremiqi ka qenë i njoftuar për vendimin e Këshillit të përgjithshëm të sjellur që para dy javësh, kur i është dhënë materiali i duhur dhe i është dhënë afat që ai të deklarohet, por ai këtë nuk e ka bërë.

Anëtarët e Këshillit të përgjithshëm kanë deklaruar sot për gazetën “Danas” se Jeremiqi do të përjashtohet nga partia posikur që është vepruar edhe me deputetin Dushan Petroviq, i cili më pas ka parashtruar ankesë Komisionit për çështje statutare të Partisë demokratike, gjë që Jeremiqi nuk e ka bërë. Këshilli i përgjithshëm ka sjellë vendim që të gjithë ish ministrit ti kthejnë mandatet, por Jeremiqi nuk e ka respektuar këtë vendim, raporton ina.

Tani, mbetet çështje e hapur për Vuk Jeremiqin që ushtron detyrën e kryetarit të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së, ku para disa kohëve e keqpërdori edhe OKB-në, për të intonuar këngën “Marsh na Drinu”, që për pjesëtarët boshnjak ishte një lloj kushtrimi për luftë, sepse nën tingujt e asaj kënge janë vrarë mijëra boshnjak.

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS