Rumania një prej eksportuesve më të mëdhenj të mishit të kalit në botë

Fillimi | Lajme | Ballkan | Rumania një prej eksportuesve më të mëdhenj të mishit të kalit në botë | Add to Facebook Share
image

 Rumania është një prej eksportuesve më të mëdhenj të mishit të kalit në botë. Në vitin 2011 vendi ka eksportuar mish ë vlerë prej 13,1 milionë euro, që e vendos në vendin e pestë në Evropë, pas Belgjikës, Polonisë, Francës dhe Holandës, dhe në vendin e nëntë në botë, theksojnë mediat rumune.

Në suaza botërore në vitin 2011 eksporti i mishit të kalit, mëzit ose gomarëve ishte 411 milionë.

Në kreun e listës të eksportuesve më të mëdhenj të mishit të kalit në botë gjenden Belgjika (70,93 milionë euro), Argjentina (62,8 milionë euro), Kanadaja (59,9 milionë euro), Meksiko (35,13 milionë euro) dhe Polonia (34,01 milionë euro).

Sipas të dhënave të Qendrës tregtare ndërkombëtare të marra në bazë të statistikave të KB-së, eksportues më të mëdhenj të mishit të kalit në botë janë Italia (88,62 milionë euro), Belgjika (76,39 milionë euro), Franca (69,45 milionë euro), Rusia (55,66 milionë euro) dhe Zvicra (38,27 milionë euro).

Në vitin 2011 Rumania ka eksportuar mish të kalit, mëzit dhe gomarëvenë vlerë prej 13,1 milionë euro, përkundër 10,8 milionë euro në vitin 2010, tregojnë të dhënat e Institutit statistikor kombëtar. Në vitin 2009 eksporti ishte 7,9 milionë euro, përkundër 8,4 milionë euro në vitin 2008 dhe 7,9 milionë euro në vitin 2007.

Tregjet kryesor për eksportin rumun vitin e kaluar kanë qenë Belgjika, Bullgaria, Italia dhe Polonia.

Njëkohësisht, importi i mishit të këtillë në Rumani ka qenë jo i madh. Në vitin 2011 në Rumani është importuar mish kali në vlerë prej vetëm 6.460 euro nga Italia dhe Hungaria.

Rumania u gjend në qendrën e aferës me mishin e kalit në BE, pasi që u zbulua se prodhimet e zbuluara të mishit të gjedhit që përmbanin ADN të kuajve, janë përpunuar nga mish me prejardhje rumune.

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS