Daçiç-mafia, Serbia në “acar” politik
Afera e lidhjeve të kryeministrit serb me mafien ka vënë qeverinë në situatë krize dhe organet e hetuesisë do të merren me rastin.
Kryeministri Ivica Daçiç është përgjuar për shkak të takimeve të disa viteve më parë me njërin nga personat ndaj të cilit është ngritur një akuzë për trafik droge në sasi prej disa tonelatash.
Nëse verifikohet se kryeministri ka ndihmuar të arratisurit, atëherë ai mund të përballet me gjyqin. Rodoljub Radulloviç, me origjinë nga Kotorri, është takuar disa herë më Daçiç, gjë të cilën kryeministri e ka konfirmuar.
Radulloviç ka dërguar një letër që është bërë publike nga mediat, ku thotë se nuk ka lidhje me mafien dhe se do të dorëzohej nëse i ofrohet mbrojtje.
Por, kjo ka hapur temën e financimit të partive politike dhe mundësisë së rënies së qeverisë në një të ardhme të afërt, ose pas marrjes së datës së bisedimeve për integrimin në BE.
Daçiç ka deklaruar për mediat se nuk ka biseduar asgjë që mund të ketë zbuluar sekrete të shtetit dhe në atë kohë Radulloviç nuk ka qenë në listën e të kërkuarve.
Ndërkaq, një nga njerëzit kryesorë të qeverisë, zv.kryeministri Alleksandar Vuçiç ka deklaruar se nuk i komenton letrat e personave të kërkuar dhe se beson se Daçiç nuk ka kryer vepër penale.
Ndërsa bujë ka bërë deklarata e Vesna Peshiç, një aktiviste liberale, e cila ka thënë se grupet nacionaliste po sulmojnë Daçiç për shkak të përpjekjeve të tij për të zgjidhur problemin e Kosovës.
Pse janë kosovarët pro Berishës
François Hollande , normali i këtyre kohëve anormale
Disa pyetje për Ju, z. Edward Joseph
Gjakova ime, si nëpërmjet lotëve!
Toleranca kritike
Krimet e luftës dhe EULEX-i
Respekt për misionin e Xha Brankuas
Qeveria e Kosovës terrorizon shqiptarët e Luginës
Kombi dhe feja
- Pse u takuan "Branitellat"?
- Tuna: Jam zogu më i mirë!
- Kadare: Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët!
- Vrasja mafioze: “Ky është ndëshkim për këta shqiptarët e m***t” *
- Zanfina tregon më shumë se ç'duhet(FOTO)
- Andi Bushati: Historia e arrestimit të Berishës dhe pse vendosa t’a transmetoj
- Ahmeti, analistit amerikan Edward Joseph: Ne nuk e pranojmë pabarazinë
- Mbi një mijë shqiptarë përkrahën dje Erdoganin
- Hetim pagesës 80 mijë USD për foton e Ramës me Obamën
- "Pollat Alemdar" pas takimit me Erdogan: Na morën mësysh
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Demolohet zyra e Idrizit, iniciuesi kundër ndërtimeve në Çair (FOTO)
- Rrahje masive në Gostivar
- Krenohet që tradhton gruan, poshtërohet publikisht
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"


Share



















