“Agimi i Artë”: Na hoqën vizat, por do kthehemi në Shqipëri

Fillimi | Lajme | Ballkan | “Agimi i Artë”: Na hoqën vizat, por do kthehemi në Shqipëri | Add to Facebook Share
image

Partia neonaziste greke ‘Agimi i Artë’ ka akuzuar drejtpërdrejtë Ministrinë e Jashtme të Greqisë dhe veçanërisht ministrin Dhimitris Abramopullos se po bashkëpunon me Shërbimet Sekrete të Shqipërisë për të ndjekur eksponentët e deputetët e kësaj partie. Sipas njoftimit të bërë në faqen zyrtare të ‘Agimit të Artë’, bëhet me dije se ministri Abramopullos ka bërë pakt me homologun e tij në Tiranë për të mos lejuar hyrjen e eksponentëve të partisë neonaziste greke në Shqipëri. Sipas deputetit, me origjinë nga Suli, Kristos Papas, Ministria e Jashtme e Greqisë në bashkëpunim me shërbimet inteligjente të Shqipërisë dhe homologët e tyre në Tiranë po ndjekin dhe përgjojnë çdo lëvizje të ‘Agimit të Artë’ në Greqi dhe Shqipëri. Partia neonaziste greke dhe deputeti Papas kanë provokuar me anë të një deklarate për median greke se, nuk do të tërhiqen nga lufta e tyre për “Vorioepirin’ dhe se do të vijnë përsëri në Shqipëri dhe askush s`ka për t’i ndalur edhe pse ju është hequr e drejta e kalimit të kufirit. Sipas deklaratës së bërë nga deputeti i ‘Agimit të Artë’, Kristos Papas, i cili ka akuzuar drejtpërdrejt Ministrinë e Jashtme greke duke thënë se, “kush ka qenë  shkelja dhe veprimi i jashtëligjshëm që kanë bërë grekët e ‘Agimit të Artë’? Sepse kërkojmë një gjë që është e qartë, zbatimin e ‘Protokollit të Korfuzit’ i cili siguron të drejtat e minoritetit etnik grek të ‘Epirit të Veriut’, në Shqipëri. Ne i themi ‘jo’ humbjeve të trojeve tona dhe atdheut tonë, i themi ‘jo’ një ‘Qiproje’ të re në veri të Greqisë”, tha deputeti ekstremist Papas. Ditë më parë partia neonaziste greke dhe deputetët e saj janë sulmuar nga të gjitha ueb-faqet e agjencive të lajmeve dhe rrjeteve sociale në internet duke i fshirë profilet dhe adresat e tyre. 

Minoriteti

Kundër politikës ekstremiste të ‘Agimit të Artë’ kanë dalë disa intelektualë të komunitetit minoritar grek në Shqipëri, të cilët i janë drejtuar eksponentëve të kësaj partie duke thënë se, laicizmat dhe demagogjitë për nacilonalizma dhe ‘atdhetarë’ nuk i shërbejnë çështjes së minoritetit grek. Sipas tyre politika greke duhet t’i drejtohet, përfaqësuesve politikë të minoritetit grek si, OMONIA dhe PBDNJ, të cilët prej vitesh nuk bëjnë asgjë në të mirën e komunitetit që përfaqësojnë. Një prej tyre, profesor Panajot Barka, gjatë një shkrimi, koment, dhënë për disa media greke, shkruan se, “mendoj që si ‘Agimi i Artë’ dhe Athina zyrtare, por edhe politikanët e forcave të tjera në Greqi, do të duhet që pikë së pari të merren dhe bisedojnë me drejtuesit politikë të minoritetit grek në Shqipëri për çështjet dhe të drejtat e minoritetit. Ndarja dhe përçarja e tyre ka bërë që minoriteti grek të mos gëzojë të drejtat që i takojnë”, shkruan Barka në opinionin e titulluar ‘Agimi i Artë dhe “Vorioepiri”.  

Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus