Brukseli këshillon Beogradin të mos pengojë Kosovën në OKB
Kërkesë themelore e Brukselit drejtuar autoriteteve të reja në Beograd, që të merret data e negociatave për anëtarësim në BE, është normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën.
Siç mëson gazeta “Blic”, Brukseli për momentin nuk ka saktësuar plotësisht të gjitha pikat, por ekzistojnë disa kushte në mesin e të cilave janë edhe zgjidhjet e çështjes së veriut të Kosovës, përkatësisht funksionimit të institucioneve të atjeshme dhe kërkesa që Beogradi të mos bëjë obstruksione për anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.
Burimi i mirinformuar i gazetës “Blic”, transmeton QIK-u, thotë se kërkesë aktuale e përgjithshme – normalizimi i marrëdhënieve – nuk nënkupton edhe njohje faktike të statusit të Kosovës. Normalizimi i marrëdhënieve, për të cilën insistohet, praktikisht do të thotë që mes Beogradit dhe Prishtinës të arrihen marrëveshjet dhe të rregullohen marrëdhëniet dhe që çfarëdo që të ndodhë në terren, të mos bëhet obstruksion. Autoriteteve në Beograd, qeverisë dhe Presidencës tashmë u është e njohur se axhenda e Brukselit përmban zbatimin e gjithë asaj që është arritur me marrëveshje nga bisedimet e gjertanishme, arritja e zgjidhjeve për telekomunikacionin, vendosja e dialogut politik, marrëveshja për mënyrën e punën së institucioneve në veri dhe që Beogradi të mos bëjë obstruksione në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
“Mirëpo, ende nuk dihet se cili nivel i marrëveshjes do të jetë vendimtar për marrjen e datës së negociatave. Këtë gjithsesi Brukseli do t’ua bëjë qartë me dije autoriteteve në Beograd. Bie fjala, nëse tashmë për datën e negociatave kërkesa do të jetë që të mos ketë pengesa për Kosovën në rrugën që të bëhet anëtare e OKB-së ose jo.”, thotë bashkëbiseduesi i gazetës nga qarqet diplomatike.
Kur bëhet fjalë për institucionet në veri, me gjasë nga Brukseli do të kërkohet që ato në terren nuk mund të jenë plotësisht të pavarura. Është qëndrim që nuk ka ndarje të Kosovës dhe se nuk ka bashkim të veriut me Serbinë.
Ajo për të cilën autoritetet e reja serbe duhet të bëjnë negociata është se në ç’mënyrë institucionet serbe në veri të Kosovës do të funksionojnë në kuadër të sistemit të Prishtinës.
Tani për tani nuk dihet modeli të cilin Brukseli do ta vërë mbi tavolinë. Jozyrtarisht theksohet se në veri do të formohej asociacioni i komunave, i cili do të ketë lidhje të veçanta me Beogradin, por nëpërmjet Prishtinës, një opsion si Plani i Ahtisarit. Zgjidhja e çështjes së Kosovës nënkupton që në atë hapësirë të mos veprojnë pjesëtarët e MUP-it të Serbisë.
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
Driloni
“Kanë ardhur ata”, …analfabetët
Europa nuk është dhuratë...
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
- Gostivar: Një i plagosur, dy të sulmuar
- Universiteti i Kembrixhit: Shum femra britaneze pranojn Islamin
- Një Tetovar humb jetën dhe 3 persona lëndohen nga aksidenti i rëndë në Beograd
- Tuna, tjetër njeri pa grim(FOTO)
- Ushtaraku serb: Ja si vramë e dogjëm në Kosovë
-
Shkup, huliganët sulmojnë dy të rinj në afërsi të stadiumit(VIDEO)
-
Zina Kondi për tetovarët: Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur...(VIDEO)
-
Edi Rama është kërcënuar me jetë!(VIDEO)
- Pela pjellë përpara ambulancës së Bit Pazarit në Shkup - FOTO
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
-
Shkendija i zbulon të gjitha! (VIDEO +18)
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
-
Imami i flet anglisht ministrit shqiptar. Xhaferri: Edhe unë di anglisht!(VIDEO)
-
Kim Mehmeti në "Fokus": Politikanët tanë i kemi lazdruar(VIDEO)
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
- Monstra, vetura Opel Omega i takon policisë Alfa
-
Rufi Osmani: Koalicioni i rrezikshëm VMRO-BDI. Njerëzit ishin nën presionin e bandave(VIDEO)

Share



















