Vazhdon "rrjepja" e mërgimtarëve
Oda Ekonomike e Diasporës Shqiptare (OEDSH) shpreh publikisht pakënaqësinë e saj me padrejtësinë që po u bëhet mërgimtarëve tanë me sigurimet e panevojshme dhe gjithashtu edhe në investimet e tyre në Kosovë.
Mërgimtarët vazhdojnë padrejtësisht të blejnë kartonin e sigurimit të veturave në Kosovë.
“Është padrejtësi juridike dhe morale që u bëhet mërgimtarëve tanë me kartelat e sigurimeve në pikat kufitare të Kosovës. Ata që hyjnë në Kosovë me targa të huaja, për dy javë qëndrim paguajnë 50 euro, apo 70 euro për një muaj. Për dy muaj kushton 110 euro, ndërsa për gjashtë muaj 250 euro”, thuhet në reagimin e OEDSH-s.
Sipas tyre, kompanitë e huaja që i sigurojnë mërgimtarët tanë ju ofrojnë të njëjtëve sigurim të automjetit në Kosovë dhe është e pakuptimtë t'i detyrosh ata të blejnë dobel police (policë të dyfishtë) në kufi, sepse ai e ka një sigurim të veturës, e që në çfarëdo rasti e mbulon kompania e tij në perëndim.
“Por jo, thonë zotrinjtë e sigurimeve në Kosovë - ne duhet t'ua shesim juve patjetër edhe një policë shtese, e cila në rastin më të mirë të kompensimit të dëmit nuk mbulon më tepër se 20%.”, thuhet në reagom.
Problemi qëndron te Kosova, e cila nuk është anëtare e Byrosë Ndërkombëtare të Sigurimeve për t'ju mundësuar qytetarëve të vet me tabela RKS një karton të gjelbërt por mërgimtarët tanë nuk e kanë këtë problem sepse shtetet nga ata vijnë janë të gjitha të pajisura me kartona të gjelbërt që i mbulon në tërë Evropën dhe më gjerë.
“Mbetet shumë i pakuptimtë arsyetimi i Kosovës se ne nuk e pranojmë policën e kompanive Gjermane apo zvicerane kur ajo policë merr përsipër çdo dëm që shkakton ngasësi i automjetit kudo në Evropë dhe në Kosovë. Prandaj ti s’ke çka ta pranosh apo ta refuzosh, ske asnjë lidhje me të, por thjesht e bllokon mërgimtarin në kufi, ja merr paratë në emër të sigurimit atij i cili të sjell brenda vitit mbi 600 milion euro, ai i cili të mbanë gjallë, ai cili ta ka financuar lirinë dhe ti sot e vjedh dhe e largon nga vendi i tij”, thuhet në reagim.
Sipas OEDSH, e njëjta padrejtësi sikurse me pagesën e sigurimeve, mërgimtarëve tanë po u bëhet edhe në gjitha sferat tjera.
Kush kërkon ta vrasë Ramën?
Barrierist n’shehër
Edhe unë jam Kosovë, edhe unë dua komunë
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
-
Vojvodët ndezën flamurin shqiptar. Reagojnë: Ivanov, Thaçi dhe Jankullovska(VIDEO)
- Nazim Rashidi, e jo komandant "Shpati" në postin e ambasadorit në OKB?
-
Nxënësit tetovar i dhanë përgjigjen më të mirë qeverisjes së BDI-së – FOTO+VIDEO
- Arrestohet Sami Lushtaku
- Fjalitë më "bombastike" të Menduh Thaçit në emisionin e fundit
- Zbulohet strehimorja misterioze e Titos në Shkup
- Chris çfarë ke humbur!
-
Bexheti: Në 2025, shqiptarët shumicë në Maqedoni!
- Buzhala: Për arrestimet e fundit fajtore VV, nëse Thaçi toleron, po vjen fundi i tij dhe i PDK-së
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
-
Diellza Kolgeci në skena erotike (VIDEO + 18)
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
-
Thaçi: Ahmeti, Arifi dhe Besimi janë bijë UDBASH-ash(VIDEO)
-
Zina Kondi për tetovarët: Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur...(VIDEO)

Share



















