Saranda e kosovarëve

Fillimi | Kuriozitete | Saranda e kosovarëve | Add to Facebook Share
image

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa ka ardhur me bashkëpunëtorë, të martën në Prishtinë dhe ka prezantuar kushtet e mira që ofron riviera turistike e Shqipërisë Jugore.

Ai ka thënë se Saranda është përgatitur sivjet për t`i pritur turistët nga Kosova, të cilët si çdo vit, sipas tij, nuk janë të paktë që kalojnë pushimet në plazhet e Sarandës.

Saranda, sipas tij, është qyteti bregdetar që konkurron me të gjitha vendet e rajonit sa i përket cilësisë së shërbimeve turistike.

“Çmimet janë të volitshme për të gjitha kategoritë e turistëve. Në këtë vend, përveç plazhit, turistët mund të vizitojnë edhe shumë vende kulturore të kësaj pjese të Shqipërisë”, ka thënë Cipa.

Sivjet shumë qytetarë të Kosovës ia kanë mësyrë bregdetit shqiptar për të kaluar pushimet, pasi cilësia është rritur ndërsa cmimet janë të volitshme.

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS