Kërkonte punë si shofer, u bë kryeministër
Andrey Larionov, ish këshilltari i presidentit Vladimir Putin, tashmë një kritik i politikës aktuale ruse, thotë se Putini më 1990 ka ofruar shërbime falas - si shofer.
Në blogun personal, Larionov e dha versionin e tij të ngritjes së shpejtë të Putinit drejtë kreut të shtetit.
Duke u thirrur në dëshminë e të ndjerës Galina Starovoytova, deputetes që u vra më 1998, ai shkruan se Putini ka kërkuar nga Starovoytova që të punojë për të falas si shofer.
"Më është afruar një djalë i ri, me fizionomi që nuk harrohet, dhe më tha: E dashura Galina, më pëlqen shumë ajo çfarë flisni e bëni. Do të doja disi t’ju ndihmoj, por nuk kam mjete. Ama, e kam një veturë. Do të mund të punoja si shofer i juaji, madje falas”, ka shkruar Larionov.
Starovoytova e ka refuzuar ofertën dhe ka hip në metro të Shën Petersburgut, derisa Putini, sipas Larionovit, më vonë i është afruar kryetarit të ndjerë të këtij qyteti, Anatolij Sobchak, duke ia thënë të njëjtin tekst dhe duke e informuar se ka punuar edhe për KGB.
Sobchakut, i cili atëherë ishte deputet në Kuvendin e Leningradit, i ka pëlqyer ajo çfarë i ka thënë “djaloshi me fizionomi që nuk harrohet”, ndaj e ka pranuar ofertën e Putinit për të punuar ai për të. Por, jo si shofer, po si ndihmës i rektorit të Universitetit shtetëror të Leningradit.
Që nga viti 1993, Putini ka kryer punë në administratën e kryebashkiakut Sobchak, e në vitin 1995 mori pjesë në fushatën e tij zgjedhore. Dy vjet më vonë u transferua në Moskë, ku u emërua zëvendës i administratës presidenciale të Boris Jelcinit.
Një vit më vonë, Putini u emërua zëvendës i parë i administrate presidenciale, e më vonë shef i Shërbimit të Sigurimit Federal. Më 1999 u bë kryeministër shteti.
Sobchaku vdiq nga një sulm në zemër më 2000, e meqë Galina ka 14 vite që ka vdekur, disa thonë se nuk mund të vërtetohen pohimet e Larionovit për fillimin e karrierës politike të Putinit.
Larionov është ekonomist me profesion dhe i përkiste të ashtuquajturës Rusia Tjetër, lëvizjes politike opozitare që u shpërnda dy vjet më parë. Është i martuar me një amerikane, e cila në Moskë ka punuar si përfaqësuese e një banke investuese të SHBA-ve. Me të ka një djalë dhe një vajzë.
Në të majtë apo në të djathtë?
Pse janë kosovarët pro Berishës
François Hollande , normali i këtyre kohëve anormale
Disa pyetje për Ju, z. Edward Joseph
Gjakova ime, si nëpërmjet lotëve!
Toleranca kritike
Krimet e luftës dhe EULEX-i
- Ja pse u arrestua Sali Berisha
- Joseph, VV'së: Merreni shembull Ali Ahmetin që hoqi dorë nga ideja e "Shqipërisë së Madhe"
- Noizy i thotë Tunës "k***"
- Gazeta zvicerane tallet: Në Shqipëri s’blejnë frigoriferë nga frika se shkon Berisha dhe ua inauguron
- Terri informativë në Maqedoni i financuar edhe nga donacionet e huaja?!
- Nuk do të ketë “Shqipëri të Madhe”, por do të ketë Shqipëri Natyrale
- Rikja pas Noizyt, kapet ‘mat’ me Stresin
- Ahmeti takohet me Zhernovskin, rivalin e partnerit të tij – Gruevskit
- Ajo shtatzënë me një tjetër, ai e rreh për të abortuar
- "Pollat Alemdar" pas takimit me Erdogan: Na morën mësysh
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Demolohet zyra e Idrizit, iniciuesi kundër ndërtimeve në Çair (FOTO)
- Rrahje masive në Gostivar
- Krenohet që tradhton gruan, poshtërohet publikisht
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)


Share



















