Gjejnë 10 milionë dollarë nën tokë

Fillimi | Kuriozitete | Gjejnë 10 milionë dollarë nën tokë | Add to Facebook Share
image

Një çift nga Kalifornia kanë gjetur në oborrin e shtëpisë së tyre një grumbull monedhash të arit që kapin vlerën e 10 milionë dollarëve

Një çift i martuar që dëshirojnë të mbesin anonim, kanë pranuar haptazi se vitin e kaluar në oborrin e shtëpisë së tyre që e kanë në Kaliforni, patën gjetur një grumbull monedhash të arit. Gjetja e tyre është cilësuar si më e madhja në historinë e Shteteve të Bashkuara, kur është fjala për monedha të arta. David Hol nga "Professional Coin Grading Service", i cili i kishte analizuar dhe vlerësuar gjetjen e tyre, pretendon se janë në pyetje monedha të rralla ari që fatlumëve u kanë sjellë hiq më pak se 10 milionë dollarë.

Çifti kishin qenë duke shëtitur në oborrin e tyre kur vërejtën diçka të pazakontë në tokë, dhe menjëherë filluan të gërmojnë dhe në fund rezultoi të jetë një valixhe e mbushur me monedha të arit. Por duke gërmuar edhe më thellë, ata arritën të gjejnë edhe shtatë valixhe tjera dhe në fund i numëruan plot 1.427 monedha të arta të cilat datojnë nga periudha 1847-1894. Vlera e vërtetë e tyre është rreth 27.000 dollarë, por ekspertët thonë se tani ato vlejnë plot 10 milionë dollarë.

Deri më tani askush nuk e di se si ato monedha të arit përfunduan aty apo kujt i përkasin, por dyshohet se bëhet fjalë për një minator i cili kursimet e tij i kishte ruajtur në atë gropë, por që pas disa viteve kishte ndërruar jetë dhe askush tjetër nuk kishte qenë në dijeni për ato monedha. Këto monedha do të duhej që gjatë muajit maj të dalin në shitje në ueb-faqen Amazon, në njësinë që merren me shitjen e antikiteteve dhe gjësendeve të vjetra me vlerë.

Çifti fatlum shpresojnë që fillimisht të paguajnë borxhet që i kanë, dhe një pjesë të parave të fituara nga shitja e monedhave të arit ti dhurojnë organizatave lokale humanitare. Por ajo çfarë është më interesant, është fakti se dyshja kanë vendosur të qëndrojnë në këtë shtëpi dhe të mos ikin në ndonjë vilë më luksoze.

Me te lexuarat sot dhe te muajit
struga
ALMAKOS
tav
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus