Frika nga kiameti

Fillimi | Kuriozitete | Frika nga kiameti | Add to Facebook Share
image

Ishte një spektakël i jashtëzakonshëm. Së pari, më 15 shkurt, Rusia u qëllua nga asteroidi më i madh që ra në tokë në 100 vitet e fundit. Vetëm disa orë më vonë, një asteroid edhe më i madh kaloi shumë pranë Tokës, e që është asteroidi më i madh që është regjistruar të ketë kaluar aq afër planetit tonë. Asteroidi më i rrezikshëm është ai i quajtur Apophis, i cili do të afrohet shumë afër tokës, fillimisht në vitin 2029, e më pas edhe në vitin 2036.

Ishte një shfaqje historike e fuqisë kozmike të natyrës. Qyteti i Chelyabinskit në Rusi përjetoi nga afër shfaqjen e fishekzjarrëve nga gjithësia. Një shkëmb, i rëndë 7 tonë ju afrua Tokës. 1200 persona u lënduan si pasojë e thyerjes së xhamave, për shkak të valës së shokut dhe Chelyabinski tani e tutje do të njihet si qyteti i meteorëve.

Asteroidi dha një goditje të fuqishme, me fuqi sa 20 bomba të Hiroshimës. Ishte mrekulli që asteroidi shpërtheu rreth 20 deri 30 kilometra mbi Tokë: po të ishte përplasur me sipërfaqen e Tokës, do të kishim pasur me mijëra të vdekur. Po të kishte goditur ky asteroid Tokën vetëm disa sekonda me vonë, do të kishte shkaktuar një tragjedi.

Vetëm disa orë më vonë, një asteroid tri herë më i madh se ai në Rusi ju afrua Tokës shumë afër. Po të kishte arritur asteroidi vetëm disa minuta më herët, ai me gjasë do të ishte përplasur me Tokën, me pasoja vërtetë kataklizmike.

Një asteroid tjetër, i quajtur DA14, qëlloi në vitin 1908 rajonin Tunguska në Rusi dhe kishte një fuqi prej 1 mijë bombave të Hiroshimës.

Për fat të mirë, asteroidet që goditën Rusinë në vitet 1908 dhe 2013 nuk ranë në qytetet e mëdha, si për shembull në Moskë. Sidoqoftë, për shkak të ngjashmërive me shpërthimet bërthamore, njeriu mund të imagjinojë se çfarë do të mund të ndodhë, nëse këto objekte do të qëllonin një qytet të madh, si për shembull New Yorkun.

Në Hiroshimë, 100 mijë njerëz vdiqën në fazën e parë menjëherë pas shpërthimit të bombës. Numri i njerëzve të vdekur, pas përplasjes së një asteroidi do të mund të arrinte në miliona.

Të gjitha këto gjëra i ngjasojnë filmave të fantastikës shkencore, por realiteti është shumë më i keq. Në gjithësi ka asteroide me madhësi, të cilët me një goditje mund të fshijnë nga faqja e dheut shtetet si Gjermaninë apo Britaninë. Asteroidi më i rrezikshëm është ai i quajtur Apophis, i cili do t’i afrohet rrezikshëm tokës fillimisht në vitin 2029, e më pas edhe në vitin 2036. Llogaritë e fundit dëshmojnë se Apophis do ta huq për pak Tokën në vitin 2029, por do të prek atmosferën tonë, Shkencëtarët e NASA-s janë të bindur se ky asteroid nuk do të përplaset në Tokë as në vitin 2036, por kreu i agjencisë kozmike të Rusisë e merr seriozisht rrezikun nga një përplasje e mundshme, duke theksuar se njerëzimi duhet të përgatitet për më të keqen. Nëse Apophis qëllon Tokën, ai do të ketë një fuqi preju rreth 20 mijë bombave të Hiroshimës.

Asteroidi që shkaktoi dëmet më të mëdha në Tokë ishte ai që ra në Gadishullin e Jukatanit, në Meksikë, para 65 milionë viteve, duke krijuar një krater rreth 110 milje në diametër. Përplasja nxiti një cunami të madh, i cili lëvizi nga Karaibet kah Amerika Veriore dhe ajo Jugore. Përplasja ishte aq e fuqishme, sa që pluhuri dhe mbeturinat që u ngritën në atmosferë ndalën depërtimin e rrezeve të Diellit në Tokë, duke shkaktuar në fund shfarosjen e plotë të dinozaurëve.

Për fat të mirë, pa marrë parasysh se sa të frikshëm janë këta skenarë, përplasje të këtilla të mëdha janë të rralla. Rënia e meteorëve të vegjël në Tokë është një gjë e zakonshme, ndërsa asteroidet e mëdhenj, të cilët mund të shkaktojnë “kiametin” e godasin Tokën një herë në disa shekuj.

Por sa është real rreziku? Është mirë që ne ta kuptojmë se ne gjendemi në mesin e një galerie të të shtënave. Ekzistojnë rreth një milionë asteroide të cilat sillen përreth Tokës. Nga ky numër, NASA në vitin 2007 ka vlerësuar se rreth 20 mijë prej tyre një ditë mund të paraqesin kërcënim për Tokën.

Aktualisht, njerëzimi nuk ka ndonjë metodë efikase për tu mbrojtur nga këto bomba nga qielli, e lerë më për ti shkatërruar ato. Në thelb, ne si vijë e parë e mbrojtjes jemi të varur nga amatorët, të cilët zbulojnë këto kërcënime.

Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus