Mjalti – eliksiri i pazbuluar i bukurisë dhe botoksi natyror për fytyrë dhe flokë

Fillimi | Kuriozitete | Mjalti – eliksiri i pazbuluar i bukurisë dhe botoksi natyror për fytyrë dhe flokë | Add to Facebook Share
image

Mjalti, propolisi, dhe helmi i bletëve stimulojnë prodhimin e kolagjenit, zbusin rrudhat, parandalojnë shfaqjen e akneve, puçrrave dhe të skuqjes dhe ndihmojnë te shërimi i shpejtë i lëkurës.Edhe yjet janë kthyer nga natyra, ndërsa produkti më i ri pas të cilit janë entuziazmuar është ai në bazë të mjaltit. E adhuron dukesha e Cambridge, Victoria Beckham, Scarlett Johansson dhe Anne Hathaway. Mjalti është shumë i popullarizuar, sikurse edhe “derivatet” e tij, ndërsa fatkeqësisht efikasiteti i tij nuk ka qenë kurrë sa duhet i njohur. Megjithatë, ai është ndihmës i shkëlqyer te aknet, ekzemat, dermatiti, psoriaza, por edhe plagët.

“Përveç mjaltit, helmi i bletëve lehtëson rrudhat dhe redukton skuqjen e lëkurës. Stimulon ripërtëritjen e qelizave të lëkurës të cilat reduktohen me vite dhe forcon prodhimin e kolagjenit”, pohon dermatologia britanike, dr. Sunil Chopra për Daily Mail.

Helmi i bletëve pikërisht për këtë arsye shpesh quhet edhe botoks natyral sepse stimulon prodhimin e kolagjenit, ndërsa i sigurt është për të gjithë, përveç për ata që janë alergjikë nga thumbimi i bletëve, ka shpjeguar Deborah Mitchell.  

Përveç mjaltit dhe helmit të bletëve, propolisi po ashtu në mënyrë efikase vepron në lëkurë. Ai vret bakteret, parandalon aknet dhe skuqjen, ndërsa është i pasur me antioksidante, për ç’arsye në mënyrë të suksesshme ripërtërin lëkurën pas djegieve nga dielli, ka shtuar dr. Chopra.

Mjalti hidraton dhe ushqen lëkurën. - Mjalti është i pasur me sheqerna, vitamina B1, B2, B6 dhe vitaminën C dhe taninën që qetësojnë lëkurën e ndjeshme. Tërheq lagështinë dhe e mban në lëkurë për ç’arsye përdoret në preparatet kozmetike. Dehidrimi mund të shkaktojë çarjen e lëkurës dhe shfaqjen e rrudhave, ndërsa mjalti në këtë rast vepron edhe si krem kundër rrudhave. Përveçqë ushqen lëkurën, përmirëson qarkullimin dhe e bën lëkurën elastike.

Larja e fytyrës me mjaltë. - Përzieni një lugë mjaltë me gjysmë litri ujë të nxehtë. Me lëngun e fituar lyeni fytyrën para gjumit dhe pastaj shpërlani me ujë. Veprimin mund ta përsërisni çdo mbrëmje.

Mjalti si antioksidant dhe mjet kundër akneve. - Mjalti është i pasur me antioksidante dhe në mënyrë të suksesshme ripërtërin dëmtimet në lëkurë të krijuara nga rrezet e diellit. Përveç kësaj ka efekt antibakterial, absorbon papastërtitë nga poret dhe parandalon që lëkura të bëhet e yndyrshme dhe me këtë edhe shfaqjen e akneve.

Maska nga mjalti kundër akneve. - Në enë vendosni tri lugë mjaltë dhe një lugë të vogël kanelle, përzini dhe vëreni në fytyrë. Lëreni të veprojë 15 minuta dhe shpërlani me ujë të vakët. Procesin përsëriteni çdo një javë.

Shërimi i plagëve. - Veprimi antibakterial dhe antiinflamator e bëjnë mjaltin mjet të shkëlqyeshëm në trajtimin  plagëve. Mjalti përshpejton shërimin, ndërsa plagët janë më të vogla, kanë vërtetuar hulumtimet e mëhershme.

Buzët e çara janë e kaluar. - Përzini një ligë mjaltë dhe djathë të freskët. Vëreni në buzë dhe lëreni të veprojë 10 minuta. Pas kësaj shpërlani me ujë të vakët dhe buzët ushqeni me balsam.

I butë për lëkurën e kokës. - Përqindja e lart e aminoacideve e bëjnë mjaltin preparat të shkëlqyeshëm për flokët e thata dhe të dëmtuara. Sheqernat ndihmojnë që flokët të bëhen të buta, ndërsa tanina siguron shkëlqim të natyrshëm. Për shkak të veprimit të lehtë antibakterial, është ideal për flokët e ngjyrosur dhe lëkurën e kokës që ka probleme me zbokth.

Maska për flokë. - Në enë shtoni një lugë mjaltë, një litër ujë dhe disa pika limon. Vëreni në flokë dhe lëreni të veprojë 15 deri 20 minuta, shpërlani me ujë të vakët, aplikoni shampon dhe shpërlani përsëri.

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS