“Facebook” hidhet në gjyq për butonin “like”
Vejusha e një programuesi holandez po kërkon dëmshpërblim nga “Facebook” për përdorimin e një teknologjie të patentuar. Ajo pretendon se bashkëshorti i saj që u nda nga jeta disa vite më parë, e pati shpikur konceptin e butonit “like” shumë më parë se sa “Facebook” dhe se një pjesë e madhe e suksesit të këtij rrjeti social vjen pikërisht si pasojë e kësaj shpikjeje.
Kompania në emrin e të cilës u regjistrua shpikja në vitin 1998 quhet “Rembrandt Social Media” dhe shpikësi quhej Van Der Meer. “Facebook” tha se nuk ka komente për momentin. Kërkesa për dëmshpërblim u dorëzua në një gjykatë federale në Virxhinia.
“Ne besojmë se patentat e Rembrandt përbëjnë themelin e medias shoqërore siç e njohim sot dhe presim që një gjykatës dhe një juri të arrijë në të njëjtin konkluzion bazuar te provat”, tha avokati i palës paditëse.
Van Der Meer pati krijuar një rrjet shoqëror të quajtur “Surfbook” para vdekjes së tij në vitin 2004. Ai e pati regjistruar patentën pesë vjet para se “Facebook” të fillonte ekzistencën e vet.
“Surfbook” ishte një ditar shoqëror që u lejonte njerëzve të ndanin me njëri-tjetrin informacion dhe të miratonin disa të dhëna duke përdorur një buton “më pëlqen”. Akuza pretendon gjithashtu se “Facebook” ishte i vetëdijshëm për ekzistencën e kësaj patente.
Në të majtë apo në të djathtë?
Pse janë kosovarët pro Berishës
François Hollande , normali i këtyre kohëve anormale
Disa pyetje për Ju, z. Edward Joseph
Gjakova ime, si nëpërmjet lotëve!
Toleranca kritike
Krimet e luftës dhe EULEX-i
- Joseph, VV'së: Merreni shembull Ali Ahmetin që hoqi dorë nga ideja e "Shqipërisë së Madhe"
- Gazeta zvicerane tallet: Në Shqipëri s’blejnë frigoriferë nga frika se shkon Berisha dhe ua inauguron
- Terri informativë në Maqedoni i financuar edhe nga donacionet e huaja?!
- Plagosje me armë në Shkup
- Ahmeti takohet me Zhernovskin, rivalin e partnerit të tij – Gruevskit
- Nuk do të ketë “Shqipëri të Madhe”, por do të ketë Shqipëri Natyrale
- Shkupjani i zhdukur gjendet i mbytur
- Ajo shtatzënë me një tjetër, ai e rreh për të abortuar
- Rikja pas Noizyt, kapet ‘mat’ me Stresin
- "Pollat Alemdar" pas takimit me Erdogan: Na morën mësysh
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Demolohet zyra e Idrizit, iniciuesi kundër ndërtimeve në Çair (FOTO)
- Rrahje masive në Gostivar
- Krenohet që tradhton gruan, poshtërohet publikisht
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)


Share



















