Shkencëtarët kanë krijuar qelizat burimore me ndihmën e printerit 3D

Fillimi | Kuriozitete | Shkencëtarët kanë krijuar qelizat burimore me ndihmën e printerit 3D | Add to Facebook Share
image

Për herë të parë në histori shkencëtarët kanë arritur të prodhojnë qelizat burimore embrionale njerëzore me ndihmën e printerit 3D. Siç thonë ata, këto qeliza në të ardhmen do të mund të përdoren për rritjen e organeve njerëzore, siç janë veshkat dhe zemra.

Ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti Heriot-Way në Skoci me ndihmën e printerit tredimensional ka krijuar pika të qelizave burimore me madhësi të njëjta. Shkencëtarët duke konfiguruar parametrat shtypës të printerit kanë mundur të kontrollojnë diametrin e qelizave. Organizmat e rinj kanë ruajtur aftësinë e diferencimit, çka do të thotë që do të mund të formojnë lloje të ndryshme të indeve. Përpjekjet e mëhershme të printimit 3D nuk kanë qenë të suksesshme dhe kanë prodhuar qeliza burimore jostabile. Gjatë këtij hulumtimi, madje 99 për qind qelizave që kanë dalë nga printeri kanë mundur të përdoren edhe më gjatë, përcjell Gizmodo.

Qelizat burimore janë të rëndësishme sepse mund të përdoren për krijimin e çfarëdo lloji të indit. Mund të përdoren për transplantimin e mushkërive, mëlçisë, lëkurës dhe për shumë lloje tjera të operacioneve. Qelizat 3D të printuara mund të futen direkt në organet ekzistuese për t’u regjeneruar më lehtë pjesët e dëmtuara dhe ndoshta më e rëndësishme është ajo që duke iu falënderuar kësaj teknologjie do të kufizohej testimi në kafshë. Shkencëtarët në të ardhmen, në vend të kafshëve, ilaçet e reja mund t’i testojnë në organet reale të printuara 3D. 

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS