Bajrami i Madh
Almakos uron besimtarët mysliman për festën e Fitër Bajramit
Falënderimet i takojnë Zotit, i cili i caktoi vitit dymbëdhjetë muaj. Madhërimi i takon atij që nga nata nxjerr ditën dhe nga dita natën. Në jetën e kësaj bote besimtari përjeton dhe pret afate të vogla gjatë tërë kohës. Deri në afatin e tij më të madh-exhelin. Kjo ndjenjë na mëson që ta shfrytëzojmë kohën e shkurtër që kemi në dispozicion. Perëndia në suren e njëqind e trembëdhjetë të Kuranit Fisnik betohët në kohën dhe na sqaron se cilët njerëz nuk janë në humbje me kalimin e saj, duke na thënë: "Pasha Kohën. Në të vërtetë njeriu është në humbje. Përveç atyre që besojnë dhe vepra të mira bëjnë dhe ata të cilët njëri-tjetrin këshillojnë për të vërtetën dhe durimin."
Mosshfrytëzimi i kohës për punë të mira dhe jetë nën hije të besimit, bën që përcjelljet tona të afateve të na duken të zymta, por njeriu është i obliguar që sipas mundësive të shfrytëzojë çdo moment të tijin për punë të mira dhe vepra të hajrit. Perëndia nuk ngarkon askend përtej mundësive të veta.
Përveç asaj se në fenë islame ka kohë të dalluara kur shumëfishohet shpërblimi për punët e mira, si muaji i ramazanit, ashtu ka edhe festa të myslimanëve që ata duhet kremtuar në mënyrë të denjë dhe të ligjshme. Festa javore është Xhumaja-dita e premte, kurse dy festat e vetme vjetore janë dy Bajramet, ai i Ramazanit në fillim të muajit Shevval dhe ai i Kurbanit, dy muaj më vonë.
Dita kur gëzimi është i papërshkrueshëm, dita e vetme që asnjëherë nuk do ta kishe kaluar larg vendit, larg vatanit, është Bajrami. Festa e myslimanëve në mbarim të muajit të agjërimit. Gëzim për agjëruesit dhe gjithsesi një ditë e veçantë.
Ashtu me përfundimin e muajit të bekuar Ramazan, myslimanët kudo në botë festojnë njërën prej festave të tyre më të mëdha, Fitr Bajramin. Kjo është pra njëra prej dy festave vjetore, dita e gëzimit dhe dhuratave, dita që shënon përfundimin e agjërimit. Ndër ne shqiptarët kjo festë është emërtuar si bajrami i madh. Ky emërtim qëndron edhe krahas argumenteve fetare se bajrami tjetër, kurbani bajrami, është një ditë më e vlefshme. Shpjegimi është në ate, e Zoti e din më mirë, se flijimi i një gjëje, i cili është shkaku i kurban bajramit, i njohur si bajrami i vogël, është diçka që vetëm një grup i caktuar i njerëzve mund ta ofrojnë, gjegjësisht i plotësojnë kushtet materiale të nevojshme për këtë adhurim. Kurse agjërimi është adhurim më i përhapur kur dijmë se muajin e ramazanit e agjërojnë të gjithë besimtarët e moshës madhore. Dallimi pra qëndron vetëm në adhurimet e kryera kurse festimi i këtyre ditëve është i njëjtë për krejt.

Pregaditja për këtë ditë
Punët fetare që duhet një mysliman ti kryeje para ardhjes së ditës së bajramit është shtimi i adhurimit në ditët e fundit të muajit të bekuar si dhe kryerja e obligimit të dhënies së lëmoshës së sadakatul-fitrit, para kryerjes së lutjes së ditës së bajramit. Përveç këtyre ka disa gjëra tradicionale që përputhen me frymën e argumenteve fetare dhe principit të bujarisë dhe të solidarizimit me të tjerët. Këto gjëra të kryera tradicionalisht edhe ndër ne janë sigurimi i një veshmbathjeje të mirë e posaçërisht për fëmijët, të cilëve bajrami u kujton mu ate që duhet krejt ta kujtojmë e ajo është gëzimi. Një tjetër gjë është sigurimi i dhuratave për fëmijë enkas për këtë ditë. Po i shtuam këtyre pregaditjeve edhe harxhimet që zakonisht bëhen për një drekë speciale në atë ditë, drekë ku mblidhen gjithë antarët e një familje, atëherë preferohet një gjë që edhe ishte praktikë e kahershme në këto treva e ajo është që çdo punëdhënës mysliman të ketë parasysh nevojat e pregaditjes për këtë ditë dhe sipas kësaj të mundohet që të jetë i përpiktë në sigurim të rrogave dhe pagesave para ardhjes së kësaj dite.

Çka duhet bërë në këtë ditë?
Manifestimi qendror fetar i kësaj dite është falja e namazit të Bajramit. Koha e kryerjes së kësaj lutje fillon me ngritjen e diellit nga horizonti sa një shtizë, derisa të afrohet në zenit. Kjo kohë fillon me kalimin e tre çerekë të një ore, pas lindjes së diellit. Namazi i Bajramit i ka dy rekate dhe dallon prej namazeve tjera për nga mënyra e faljes, ashtu që gati çdo kund praktikohet që para kryerjes së tij edhe një herë të përkujtohen njerëzit për mënyrën e kryerjes së kësaj lutjeje të rrallë.
Kjo falje është obligim për secilin mysliman. Është prej simboleve të simboleve të dukshme të Fesë, bile njerëzit në këtë ditë tubohen më shumë sesa në ditën e xhumasë.
Ky namaz pa ezan, autentikisht duhet kryer në vendin e quajtur musal-la, e ashtu emërtohet hapësira e veçantë në lagjen, fshatin apo qytetin ku kryhet namazi i Bajramit. Vetë i Dërguari i Perëndisë nuk është falur në xhaminë e vet, por ka dalë në vend të gjerë dhe të posaçëm dhe aty ka bërë faljen e namazit të Bajramit. Këtë e kanë bërë edhe udhëheqësit e myslimanëve pas tij.
Para kryerjes së këtij namazi preferohen disa punë që duhet bërë e që janë si vijon:
- Larja e trupit.
- Veshja dhe të stolisurit me rrobe të bukura.
- Ngrënia e ndonjë peme apo gjësendi të ëmbël para daljes për të falur namazin e Bajramit. Kjo është për të dalluar mëngjesin e kësaj dite me ditët e kaluara të agjërimit.
- Shkuarja herët në vendin e kryerjes së lutjes. Sepse një musliman nuk duhet lënë as kryerjen e lutjes së mëngjesit në xhami dhe bashkë me tjerë. Lutje kjo e cila është obligim si në ditë të tjera e që duhet kryer më herët se koha e faljes së bajramit.
- Sipas mundësisë shkuarja deri aty këmbas. Pra, nëse vendi i caktuar për falje të këtij namazi është në një distancë të caktuar dhe kur kjo ecje nuk ndikon për mundim apo vonim të besimtarit.
- Ndërrimi i rrugës në shkuarje dhe kthyerje nga vendi i faljes. Urtësia e kësaj praktike është që muslimani të takohet dhe përshëndetet me sa ma shumë njerëz në këtë ditë.
Përveç këtyre gjërave besimtari duhet që në ditën e bajramit sa më shumë të bëjë nga veprat e mira si; madhërimi i Zotit, duke lavdëruar dhe madhëruar Ate me tekbire dhe përmendje të emrit të Tij, ndarja e lëmoshës për të varfërit, të ngratët dhe bonjakët si dhe të bëjë atë ditë sa më shumë vizita të afërmve dhe farefisit. Gjithsesi një mysliman i vetëdijshëm për vlerën dhe rëndësinë e këtyre punëve e sidomos të vizitës së farefisit nuk guxon që të kufizojë këto vizita vetëm në këtë ditë por ato duhet bërë edhe gjatë vitit.
Mbetet të themi se kjo ditë e madhe për myslimanin duhet të kalojë në gëzim dhe ndarje të këtij gëzimi me të tjerët. Myslimani gëzohet në këtë ditë duke shpresuar në pranim të lutjeve dhe të veprave të mira të kryera gjatë muajit të ramazanit si dhe ngase shpreson shpërblim dhe falje nga Zoti i madhërishëm.
Në këtë festë gëzimi dhe dhuratash është mirë të mblidhemi në familje për ushqim, të gëzojmë fëmijët dhe gjithë të dashurit tanë me dhurata, t'i vizitojmë dhe të urojmë këtë ditë të madhe. Për atë ditë nuk duhet të vlejë modestia, e as të ketë privim nga ushqimet e këndshme dhe nga zbukurimet, secili prej nesh duhet t'i shfaq gjurmët e dhuntive të Allahut mbi te, sepse kjo është dita e shfaqjes së dhuntive. Atë ditë duhet pasur lojë e aheng, por fetarisht të lejuar dhe të pastër.
Dhe për fund nuk duhet harruar se muaji i ramazanit ishte vetëm një shtim i punëve të mira dhe se feja ka obligimet, kushtet, këshillat, të cilat duhet ndjekur gjatë tërë vitit e Allahu është Krijuesi ynë, të cilin duhet adhuruar gjatë tërë kohës tonë.
R.R
Kush kërkon ta vrasë Ramën?
Barrierist n’shehër
Edhe unë jam Kosovë, edhe unë dua komunë
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
-
Vojvodët ndezën flamurin shqiptar. Reagojnë: Ivanov, Thaçi dhe Jankullovska(VIDEO)
- Nazim Rashidi, e jo komandant "Shpati" në postin e ambasadorit në OKB?
-
Nxënësit tetovar i dhanë përgjigjen më të mirë qeverisjes së BDI-së – FOTO+VIDEO
- Arrestohet Sami Lushtaku
- Fjalitë më "bombastike" të Menduh Thaçit në emisionin e fundit
- Zbulohet strehimorja misterioze e Titos në Shkup
- Chris çfarë ke humbur!
-
Bexheti: Në 2025, shqiptarët shumicë në Maqedoni!
- Buzhala: Për arrestimet e fundit fajtore VV, nëse Thaçi toleron, po vjen fundi i tij dhe i PDK-së
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
-
Diellza Kolgeci në skena erotike (VIDEO + 18)
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
-
Thaçi: Ahmeti, Arifi dhe Besimi janë bijë UDBASH-ash(VIDEO)
-
Zina Kondi për tetovarët: Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur...(VIDEO)

Share



















