Bexheti: 2012-ta ishe i suksesshëm
Interviste me Ministrin e Drejtësisë Blerim Bexheti për Lajm-Almakos
Dy vitet e fundit jemi dëshmitar për sjelljen e ndryshimeve dhe plotësimeve të një numri të konsiderueshëm ligjesh, si p.sh-Kodi penal, Procedurat për pajtueshmërinë e ligjit të gjyqeve, ligjit të prokurorëve, ligji për punë të brendshme, etj, thotë Ministri
Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti në intervistën për “Lajm” dhe “Almakos” flet për të arriturat e vitit të kaluar, ngjarjet kritike që ndodhën dhe plot çështje të tjera. Sipas tij gjyqësori funksionon në bazë të Kushtetutës, ndërsa politika qëndron larg tij
Z. Blerim Bexheti nga shumë organizata ndërkombëtare Drejtësia në Maqedoni konsiderohet e brishtë, kurse qytetarët në përgjithësi nuk u besojnë gjykatave, nga vjen ky mosbesim?
Bexheti: Sa i përket opinionit të organizatave ndërkombëtare se drejtësia në RM është e brishtë, kurse qytetarët nuk u besojnë gjykatave, lirisht mundem të cek se ai fenomen nuk mungon as në shtete më të zhvilluara, opinionet varen nga mënyra dhe mekanizmat që përdoren për krijimin e opinioneve, gjë që nuk më takon mua të gjykoj, por mundem të them se është lehtë të krijohen opinione në bazë të vetëm një mekanizmi analizues, por nëse shikohen punët nga këndvështrimi i drejtpërdrejtë, mundem të them se në bazë të analizave tona kemi një përmirësim të dukshëm në gjyqësi, gjegjësisht në drejtësi. Dy vitet e fundit jemi dëshmitar për sjelljen e ndryshimeve dhe plotësimeve të një numri të konsiderueshëm ligjesh, si p.sh-Kodi penal, Procedurat për pajtueshmërinë e ligjit të gjyqeve, ligjit të prokurorëve, ligji për punë të brendshme dhe shumë ligje të tjera me normativat e Ligjit për procedurë penale që hyjnë në fuqi në fillim të vitit 2014-të si dhe sjellja e një sërë aktesh nënligjore në drejtim të implementimit të drejtë nga ana e gjyqeve dhe organeve tjera shtetërore të ligjeve të lartpërmendura. Në kontekst të kësaj, kemi edhe pëlqimin direkt të Këshillit të Evropës.
A ndikohet gjyqësia nga politika, dhe cilat janë mekanizmat që keni ndërmarrë për parandalimin e një dukurie të tillë?
Bexheti: Aspak nuk është e vërtetë se gjyqësia ndikohet nga politika përkundrazi në bazë të Kushtetutës gjyqësori është pushteti i tretë i pavarur nga ekzekutivi dhe ligjdhënësi. Gjyqësori funksionon në bazë të kushtetutës, ligjeve nacionale dhe konventave ndërkombëtare ashtu që ju siguroj se nuk ka vend për ndikimin politik, gjyqtarët dhe prokurorët ushtrojnë detyrën profesionalisht, të pavarur dhe në bazë të ligjeve. Në këtë aspekt, dua të theksoj se ekziston kodeksi i etikës morale dhe profesionale të cilës i përmbahen të lartpërmendurit.
Vrasja e pesëfishtë në Smillkovcë, kurse pas saj aksioni policor “Monstra” ishte një ndër ngjarjet më të rënda që ka përjetuar Maqedonia. Në atë aksion policia tha se “u kapën vrasësit”, nga ana tjetër në horizont nuk shihet ndonjë “provë"?
Bexheti: Në lidhje me rastin Monstra, ne prej fillimit jemi angazhuar për një proces plotësisht transparent, respektim të procedurave dhe kemi kërkuar që procesi të ketë besueshmëri tek opinioni publik. Ne gjithashtu u angazhuam që procesi të përfitoj vëzhgim intensiv ndërkombëtar me ç’rast këtë kërkesë e kemi parashtruar me miqtë tanë amerikan dhe evropian si dhe vende tjera që aderojnë në BE. Fatmirësisht, kemi hasur në mirëkuptim nga ana e tyre dhe pajtueshmëri që ta vëzhgojnë procesin gjyqësor nga afër duke i deleguar kompetencat tek misioni i OSBE. Kjo organizatë ushtron besim tek të gjitha komunitetit dhe në të kaluarën ka përcjellë shumë procese të ndërlikuara dhe ne nuk kemi asnjë rezervë në vëzhgimin që OSBE i bën këtij procesi. Që në fillim kemi shprehur keqardhje për humbjen e jetës së 5 personave dhe kemi kërkuar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë. Por fajësinë ose pafajësinë duhet ta dëshmoj procesi i drejtë gjyqësor duke kryqëzuar argumentet e të dyja palëve.
Vdekja e ish-luftëtarit të UÇK-së, Ibrahim Sulejmanit në burgun e Manastirit shkaktoi shumë polemika, opozita shqiptare(PDSH) kërkoi largimin tuaj si ministër, çka ndodhi në të vërtetë me Ibrahim Sulejmanin pse ai nuk u amnistua?
Bexheti: Në emrin tim personal, në cilësi të Ministrit të Drejtësisë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe në emër të Bashkimit Demokratik për integrim, edhe njëherë, informoj opinionin se nuk ka asnjë rast të vetëm që ka të bëjë me periudhën e konfliktit të vitit 2001 që nuk është amnistuar duke përfshirë këtu edhe rastin e tanimë të ndjerit Ibrahim Sulejmanit, i cili është i amnistuar me vendim të Gjykatës së Tetovës për veprën e konfliktit të vitit 2001. Përveç veprës për të cilën është akuzuar i ndjeri në lidhje me konfliktin e 2001-së, i njëjti person ka qenë i dënuar edhe për disa vepra penale tjera për të cilat i janë shqiptuar disa dënime me aktvendime të gjyqit të plotfuqishme, i ndjeri ka shfrytëzuar mekanizmat ligjore në kuptimin që ka dorëzuar kërkesë për bashkimin e aktvendimeve gjyqësore me qëllim shqiptimi të një dënimi të përbashkët. Gjyqi ka aprovuar kërkesën e të ndjerit, ka bërë bashkimin e veprave penale, ka shqiptuar dënim të vetëm duke u bazuar në bazë të Ligjit për procedurë penale dhe Kodit penal, mirëpo i ndjeri e ka ankimuar vendimin e gjyqit. Një ditë para vdekjes gjykata kompetente ka caktuar procedurë, mirëpo e njëjta është anuluar për shkak të jo prezencës të prokurorit. Pasojat e vdekjes të të ndjerit janë të cekura në raportin e obduksionit dhënë nga Instituti mjeko-ligjor dhe raportin e Komisionit që e kam formuar personalisht unë, i cili ka qenë në vendngjarje në përbërje prej Numan Limanit, Jaser Asani dhe Simon Josifofski. Sa i përket tentimit për politizimin e rastit nga ana e PDSH-së dhe deputetit të Zejadin Selës, ne i kërkojmë ndjesë familjes që në detaje do të jenë të informuar të gjithë deputetët dhe opinioni për shkakun e vdekjes. PDSH dhe Zijadin Selës mund të vazhdojnë të tentojnë të manipulojnë me opinion mirëpo ne me profesionalizëm, përgjegjësi dhe nder e mbyllëm kapitullin e amnistisë për konfliktet e vitit 2001. Ne për dallim nga ata jemi angazhuar dhe do të vazhdojmë të jemi të angazhuar në realizimin e përcaktimeve të aspiratave të qytetarëve shqiptar, kurse ata në shumë raste të veprimeve të tyre, mburreshin me “sukseset” e aksioneve të ndryshme policore duke fajësuar viktimat dhe popullatën. Do e përkujtoj PDSH-në dhe Zijadin Selën për aksionet në fshatrat e malit Sharr, në rastin e ashtuquajtur Brodec, ku udhëheqësia dhe funksionarët e lartë krenoheshin për tragjedinë e ndodhur asokohe, për vuajtjet dhe traumat e familjeve që i bartin sot e kësaj dite. Ashtu që kërkesa për largimin tim nga resori i Drejtësisë është hipokrizi dhe tentativë për sulm të ulët, ku dukshëm u pengon suksesi i politikës nacionale dhe re-prezentëve të BDI-së, se për ne gjyq më i mirë është ai i qytetarëve, të cilin në e çmojmë lartë dhe e konsiderojmë me plot respekt.
Si e vlerësoni ju si BDI miratimin e buxhetit të vitit 2013, si dhe ç’mendim keni për incidentet që ndodhën në Parlament? A mendoni se edhe ligji i “branitellave” mund të votohet në të njëjtën mënyrë si u votua Buxheti i vitit 2013?
Bexheti: Ligji për buxhetin dhe Ligji i ashtuquajtur për “branitella” janë dy procese krejtësisht të kundërta. Ligji për buxhet parasheh afate të caktuara për miratim dhe procedurë të veçantë, që nuk është rasti edhe me Ligjin për “branitellat”. BDI i parashtroi amendamentet dhe po zhvillon debat konstruktiv në suaza të komisionit amë duke i shfrytëzuar të gjitha instrumentet demokratike dhe procedurat. Deputetet tanë sillën në mënyrë të qytetëruar duke mos penguar as kuorum e as zhvillimin e debatit. Debati do të vijojë për secilin nga rreth 16 mijë amendamente e parashtruara, pa marrë parasysh se sa kohë nevojitet për këtë. Shpreh keqardhje të thellë për ngjarjet jashtë dhe brenda Parlamentit rreth miratimit të buxhetit, në veçanti për gazetarët, të cilët kam bindjen që duhet të lejohen ta bëjnë punën e tyre. Por, sot Maqedonia është para çasteve vendimtare për marrjen e datës për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian dhe të gjithë ne, partitë politike, shoqëria civile, mediat, duhet të mobilizohemi me konstruktivitet që të gjejmë fuqinë për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për sukses në procesin integrues të vendit në NATO dhe BE.
2012-ta, a ishte i suksesshëm për ministrinë që ju e udhëhiqni, atë të Ministrisë së Drejtësisë?
Bexheti: Nëse shikohen punët me anë të objektivit profesional, lirisht deklaroj se 2012-ta është viti i sukseseve, ne si Ministri kemi përgatitur dhe dorëzuar në Qeverinë e RM raportin në të cilin janë përfshirë të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore që janë sjellë gjatë vitit 2012 dhe ligjet që janë në procedurë qeveritare dhe parlamentare.
Ka kritika nga KE per gjendjen e burgjeve në Maqedoni,se disa prej tyre nuk i plotesojn të drejtat elementare njerëzore?
Bexheti: Para se të gjithash, dua të them se nga KE-ja nuk ka kritika por ka rekomandime, edhe atë për burgje të caktuara sikurse është burgu i Idrizovës, për mbingarkim me të burgosur dhe në atë drejtim Ministria e Drejtësisë në kohë i ka marrë të gjitha masat për përmirësimin e kushteve të burgjeve. Qeveria e RM-së, e miratoi informacionin me propozim konkluzat që i dërgoi Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e sanksioneve, për finansim, rekonstruim, mirëmbajtje dhe pajisje të objekteve në burgjet e RM-së për 2013-ën sikurse është burgu i Idrizovës, Tetovës, Kumanovës, dhe i Shkupit.
Për realizimin e projekteve të lartpërmendura është kyçur edhe Banka Evropiane për ri-përtrirje dhe zhvillim, si rezultat i së cilës është edhe miratimi i programit për re-konstruim dhe sanim të burgjeve nga Qeveria e RM-së. Në kontekst të kësaj është bërë shpallje e tenderit për ndërtimin e një pjese shtuese në burgun e Idrizovës, në të cilën parashihet ambientimi i afër 400 personave. Sa i përket entit përmirësues edukativ Tetovë janë duke u zhvilluar bisedimet me Bankën për zhvillim me të cilën është në procedurë marrëveshja për bashkëpunim dhe bashkëfinancim.
Ndërsa në burgun e Kumanovës, punët ndërtimore janë në përfundim e sipër, ku ngelet edhe pajisja e orendive për funksionimin normal të këtij burgut./Almakos

Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
- Turqia jep udhëzime për seksin në çift: Bëni sa më shpesh dhe lahuni
- Menduh Thaçi pas hapave të Ali Ahmeti-t, merret me opinionet e miletit?!
- Departamenti Amerikan i Shtetit : Nuk kishte fakte për terrorizëm islamik në akcionin policor "Monstra"
- Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit!
- Vajza 16 vjeçare hidhet në lumin Vardar
- Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
-
Thaçi hoxhallarëve: T'i porosisë nja 100 kryqa e t'ju vendosë në ballë(VIDEO)
- Monstra, vetura Opel Omega i takon policisë Alfa
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
-
Thaçi: Ahmeti, Arifi dhe Besimi janë bijë UDBASH-ash(VIDEO)

Share



















