Mexhiti: Çairi, komuna e parë e Shkupit që do të gazifikohet
Intervistë me kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti
“Projekti i ardhshëm, për mandatin e tretë që kemi ndërmend ta nisim është gazifikimi i Çairit. Projekti është në Qeveri dhe shumë shpejt do të nënshkruhet edhe memorandumi”, thotë Mexhiti
Në një intervistë për “Lajm”, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti flet për aktivitetet që ka zhvilluar komuna, festimet e 100 vjetorit, zgjedhjet e ardhshme lokale, projektet e realizuara dhe sfidat që e presin në të ardhmen. Projekti i ardhsshëm për mandatin e tretë të tij në Komunën e Çairit është gazifikimi i komunës,transmeton Almakos.
LAJM: Votimet nëpër nëndegë por edhe anketat interne tregojnë se anëtarësia e BDI-së në Çair preferon që ju për herë të tretë të jeni kandidat për kryetar komune. A do të pranoni këtë ofertë dhe nëse po me çfarë projektesh do të paraqiteni para qytetarëve në këto zgjedhje?
Mexhiti: Në bazë të anketime interne në parti, por edhe anketimeve që janë bërë me qytetarët, jo vetëm në komunën e Çairit, por edhe në Komunat e tjera organet e Partisë do të sjellin vendimin për Çairin dhe komunat e tjera ku pretendon BDI të fitojë.
Do ta pranojë ofertën dhe do të vazhdojmë në kontinuitet me projektet e nisura, projekti për urbanizimin e Çairit duke nisur nga infrastruktura nëntokësore deri te projektet e tjera në arsim, kulturë dhe sfera të tjera që janë në interes të qytetarëve. Ndërsa projekti i ardhshëm, për mandatin e tretë që kemi ndërmend ta nisim është gazifikimi i Çairit. Komuna e Çairit do të jetë komuna e pare në Shkup që do të gazifikohet. Projekti është në Qeveri dhe shumë shpejt do të nënshkruhet edhe memorandumi për studimet fizibili mes Komunës së Çairit dhe Ministrisë së Ekonomisë, e cila është përgjegjëse për këtë çështje.
LAJM: Në cilësinë e nënkryetarit të partisë shqiptare në pushtet, si mendoni se do të rrjedhin zgjedhjet e ardhshme lokale në kampusin politik shqiptar? A ekzistojnë gjasa për incidente?
Mexhiti: Çdo herë kur Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është pjesë e Qeverisë në kampin shqiptar është qetë, zhvillohen zgjedhje të qeta. Nëse rastësisht ka probleme ato mund të paraqiten në kampin tjetër. Kjo nuk është karakteristikë kur BDI nuk është pjesë e qeveri. BDI prodhon stabilitet dhe krijon kushte të volitshme për zgjedhje fer dhe demokratike Çdo herë nëse merret në kontinuitet kur BDI kur ka qenë në qeveri ka pas zgjedhje të qeta, me përjashtim të vitit 2008, por atëherë BDI nuk ka qenë pjesë e qeverisë.
LAJM: Kur pritet të përfundojë projekti më i madh që për momentin po realizohet në komunën Çair, Sheshi Skënderbeu? A do të realizohet synimi dhe premtimi që ky shesh të jetë më i madhi në Maqedoni?
Mexhiti: Projekti i sheshit Skënderbeu parasheh rreth 25 mijë metra katrorë. Sa për krahasim, sheshi Maqedonia në të kaluarën ka pas 17 mijë metra katrorë, pa përmendore, pa ndërtesat që janë ndërtuar. Faza e parë është në përfundim e sipër, mbi 80 për qind e punës është kryer në fazën e parë dhe shumë shpejt presim edhe ta përfundojmë dhe vëmë në përdorim pjesën e parë, ndërsa aktualisht punohet që të fillohet me fazën e dytë mbulimin e rrugës që lidh Çairin me Komunën Qendër dhe faza e tretë parkingu nëntokësor që do ta bëjmë në partneritet publiko - privat. Sheshi Skënderbeu është një projekt I madh dhe kompleks ku kanë ingerenca shumë institucione, shpresojmë se për një vit e gjysmë ose dy do të përfundojë komplet Sheshi Skënderbeu.
LAJM: Kandidati i cilës parti mendoni se do të ju sfidojë më së tepërmi në zgjedhjet e ardhshme?
Mexhiti: Në bazë të anketave të bëra, BDI udhëheq dukshëm në nivel të Maqedonisë pothuajse në të gjitha komunat. Në koto zgjedhje do të paraqitemi me programe konkrete, me projekte konkrete, të cilat do të sjellin fitoren e ardhshme të BDI-së në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Nuk e nënvleftësojmë asnjë kandidat , secili e bën punën e vet, kryesorja është që zgjedhjet të jenë demokratike. Bazë për fitoren të jenë programet, projektet e kandidatëve.
LAJM: Aktivitetet e zhvilluara me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar në komunën Çair i dhatë vulë të veçantë aktiviteteve të përgjithshme që u zhvilluan në Maqedoni. Nëse mund të na tregoni cilin aktivitet do ta kishit veçuar gjatë këtyre manifestimeve?
Mexhiti: Meqë para 100 viteve, Shkupi i parapriu pavarësisë, edhe pas 100 viteve, Shkupi i parapriu festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë dhe Shkupi përkrah Tiranës dhe Prishtinës shënuan në mënyrë dinjitozë këtë vit të shenjtë jubilar të shqiptarëve. Do të veçoja vendosjen e përmendores së Hasan Prishtinës në Shkup si dhe tubimin e manifestimit në sallën Boris Trajkovski ku ishin të pranishëm gjithë liderët, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe lideri i BDI - së Ali Ahmeti. Festimi i 100 vjetorit të pavarësisë, I ditës së flamurit në Vlorë dhe Tiranë ka qenë çështje e zakonshme, ndërsa çështje e jashtëzakonshme ka qenë festimi në Shkup dhe mendoj se ëmbëlsira e 100 vjetorit ka qenë Shkupi.
LAJM: Më 26 nëntor me kryetarët e komunave shqiptare nënshkruat një marrëveshje bashkëpunimi mes komunave shqiptare. Çfarë paraqet ajo marrëveshje?
Mexhiti: Gjatë aktiviteteve të ndryshme që u zhvilluan në Tiranë morëm pjesë në inaugurimin e sheshit dhe Memorialit të Shqiponjës, që është simbol i gjithë shqiptarëve, inaugurimin e përmendores së Ismail Qemalit dhe përmendores së Adem Jasharit. Këto takime përveç se janë protokollare dhe të zakonshme iniciojnë idenë për një bashkëpunim më të ngushtë për unifikim të komunave shqiptare në një Union që do të jetë në funksion të bashkëpunimit më të mirë, të këmbimit të përvojave dhe pse jo edhe të shfrytëzimit më të mirë të fondeve ndërkombëtare.
Lajm: Dhe në fund një pyetje konfrom atmosferës festive që ka filluar. Ku preferon Izet Mexhiti ti kalojë festat- në shtëpi me familjen, në ndonjë vend tjetër në Maqedoni, apo jashtë Maqedonisë?
Mexhiti: Ende nuk e kam vendos, por me siguri do të mbetem në Çair me familjen me shoqërinë./Almakos
Në të majtë apo në të djathtë?
Pse janë kosovarët pro Berishës
François Hollande , normali i këtyre kohëve anormale
Disa pyetje për Ju, z. Edward Joseph
Gjakova ime, si nëpërmjet lotëve!
Toleranca kritike
Krimet e luftës dhe EULEX-i
- Noizy i thotë Tunës "k***"
- Gazeta zvicerane tallet: Në Shqipëri s’blejnë frigoriferë nga frika se shkon Berisha dhe ua inauguron
- Loja me fotografitë e ushtarëve të UÇK-së!
- Joseph, VV'së: Merreni shembull Ali Ahmetin që hoqi dorë nga ideja e "Shqipërisë së Madhe"
-
Futbollistët francezë para gjykatës, seks me prostitutën minorene (VIDEO)
- Aksion i madh policor në Turqi
- Thaçi: S'ka ‘Shqipëri të madhe’
- Rama me helikopter nga Shkodra në Vlorë, Berisha premierë në “Top Story”
- Terri informativë në Maqedoni i financuar edhe nga donacionet e huaja?!
- "Pollat Alemdar" pas takimit me Erdogan: Na morën mësysh
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Demolohet zyra e Idrizit, iniciuesi kundër ndërtimeve në Çair (FOTO)
- Rrahje masive në Gostivar
- Krenohet që tradhton gruan, poshtërohet publikisht
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)


Share



















