Kontrast, nënat me “havale”, vajzat “cullak”!

Fillimi | Opinione | Kontrast, nënat me “havale”, vajzat “cullak”! | Add to Facebook Share
image

Muhamed JONUZI (Psikolog)

Nëna të nderuara e të mbuluara! Si i lejuat vajzat tuaja të dalin ashtu të zbuluara? Si do të ndjeheni kur fotografitë e vajzave tuaja do enden nëpër celularë me “blutooth”, e nëpër internet të gjithë do të bëhen “tagg” në Facebook? Sigurisht në ato momente jeni ndjerë ngushtë, kur keni parë djemtë e huaj me kollare, veten tuaj me “havale” e vajzat tuaja “për mbare”!

Disa ditë më parë ishim dëshmitarë të ngjarjes të cilën mediat britanike e shpallën “dasmë mbretërore të këtij shekulli”; bëhet fjalë për martesën e Princit Uiliam me Kejt Midëllton. U bënë shumë lajme, u shfaqën shumë reportazhe nga njerëz eminentë, e me këtë u dhanë edhe shumë komente nga njerëz, siç jemi ne “të thjeshtë"! Vëmendje e veçantë iu kushtoheshin stilit të tyre, pamjes fizike të çiftit, aspektit të sigurisë kolektive, ardhjes së miliona turistëve, harxhimit të shumave marramendëse të parave, profitit të shtetit nga kjo ceromoni, dhe të ngjashme. Asociacioni i parë i mbretërisë është pasuria, andaj, nuk lënë ndonjë përshtypje të veçantë shifrat e këtilla.

Derisa po i shihnim informacionet e këtilla, detaji i cili tërhoqi vëmendjen e shumicës ishte veshja e Princeshës. Një veshje, edhe pse ndoshta shumë e shtrenjtë, mirëpo modeste, jo “veshje për t’u zhveshur”! Princesha me “nam e nishan” kishte veshur fustanin e nusërisë të cilin, ndoshta me aq “metër katrorë”, s’do ta gjeje edhe në Tetovë! 

Edhe pse rreshtat e shkruar nënkuptojnë “kodin etik të veshjes” (në qoftë se ekziston si i tillë), synimi im nuk është të shkruaj për të tilla cermoni e solemnitete në tërësi.

Zyrat të cilat unë i frekuentoj për çdo ditë, gjenden pranë një shkolle të mesme shumë reprezentative për nga nami; mirëpo veshja, të cilën e posedojnë disa nga nxënëset e tilla, po shkatërron namin, fenë dhe vatanin! 

Insitucionet arsimore, pos funksionit fisnik që duhet ta kryejnë, kohët e fundit janë shndërruar në vende ku përplanesen inatet e interesit politik. Duke vështruar që mblidheshin shumë njerëz në oborr të shkollës, thashë me vete se ndoshta edhe hapësirat para shkollave na kanë mbetur që t’i shfrytëzojmë për mitingje politike, ku pos demagogjisë së skajshme, tashmë liderët e partive politike edhe “ders” dëshirojnë të tregojnë. Tubimi i njerëzve kishte një arsye të vetme: ata ishin tubuar t'i përcillnin maturantët që ta festojnë mbrëmjen e tyre të maturës.

Edhe pse njëra ndër të drejtat demokratike të çdokujt është liria e veshjes, mosha delikate, në të cilën gjenden të rinjtë tanë, lejon së paku dhënien e këshillave rreth gjërave të shëmtuara dhe irrituese.

Në momentin që princesha ecte në mermer e në tepihun e kuq shumë më e mbuluar, të rejat tona nëpër baltë, të zhveshura e me take të larta (në mungesë të kanalizimit edhe në qytet), ecnin krah për krah me nënat e mbuluara! Derisa princesha e “mbuluar” ecte nëpër qytet me një rregull komunikacioni të perfeksionuar, tollovia nga maturantet e zhveshura s’kishte të mbaruar!

Në aspektin e psikologjisë zhvillimore, “maturim” do të thotë "përfundim i procesit të zhvillimit apo pjekuri e personit". Në anën tjetër, kryerja e shkollës së mesme në këtë kohë nuk është asgjë tjetër, vetëm se vizë për të vazhduar arsimohesh edhe në të ardhmen. Ditën kur e ke kryer shkollën e mesme dije, se, përgjegjësia mbi ty është edhe më e madhe, ndërsa disa nga maturantet tona veprojnë në mënyrën më mizore amorale!

Nëna të nderuara e të mbuluara! Si i lejuat vajzat tuaja të dalin ashtu të zbuluara? Si do të ndjeheni kur fotografitë e vajzave tuaja do enden nëpër celularë me “blutooth”, e nëpër internet të gjithë do të bëhen “tagg” në Facebook? Sigurisht në ato momente jeni ndjerë ngushtë, kur keni parë djemtë e huaj me kollare, veten tuaj me “havale” e vajzat tuaja “për mbare”!

Derisa nënat e vajzave të reja ishin të mbuluara e vajzat e tyre të lakuriqësuara, nuk do ishte për t’u habit fakti nëse thuhet se “trendi” i tillë i veshjes është kopjuar nga disa profesoresha të cilat, në rolin e “modeleve të përbetuara”, shesin mend para nxënëseve ende jo mirë të formuara!

Në raste të fatkeqësive edhe ateistët thonë "My God"! Muslimanët e sodit presin tërmetin të thonë "O Zot"!

P.S: Meqë personalisht kam punuar në një hulumtim me këtë gjeneratë, ndaj mendimin se jo të gjithë i takojnë “brum-it” të lartëpërmendur! Gjithnjë, ka vend edhe për shpresë! 

tav
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS